Ruatja e fruta-perimeve në ambjente frigoriferike; ‘Cilësia, higjiena dhe standartet për eksport’

604 0

Creative Business Solutions CBS organizon ditën e Enjte, në 29 Janar 2014, ora 11:00 në ambjentet e sipërmarrësit Kujtim Lika, në Divjakë trajnimin me temë “Ruatja e fruta-perimeve në ambjente frigoriferike. Cilësia, higjiena dhe standartet për eksport”. Ky trajnim organizohet si pjesë e projektit “Punësimi i të Rinjve në Bujqësi” financuar nga Assist Impact në partneritet me USAID. Projekti synon rritjen e punësimit të të rinjve nga mosha 16 deri 29 vjeç, nëpërmjet trajnimit professional teknik dhe praktik në fushën e bujqësisë në 4 nën sektorë të saj: Dhoma Frigoriferike, Përpunimi i Qumështit, Fruta dhe Perime & Erëza dhe Sera.

Në këtë trajnim teknik dhe praktik do të trajnohen një grup të rinjsh që aktualisht punojnë dhe që parashikohet të punësohen, e do të mbahet nga eksperti kombëtar i fushës prof. Tokli Thomai. Temat që do të trajtohen do të mbulojnë Proçesin e vjeljes, ruajtja, paketimi dhe amballazhi, cilësia, higjiena dhe saniteti në pasvjelje dhe standartet e Global GAP-t për eksport.