Sekretet e Pazbuluara të Vajit të Sherebelës Shqiptare

680 0

Vaji esencial i sherebelës ka vlera të jashtëzakonshme kundër mykut, mikrobeve, baktereve, inflamacionit dhe toksinave.

Ky vaj luan një rol të rëndësishëm stimulues për të gjitha organet e trupit.

Sherebela është një nga emrat më të dëgjuar në industrinë e kozmetikës, veçanërisht në fushën e kujdesit të lëkurës. Produkte të panumërta bukurie kanë në përmbajtjen e tyre vajin esencial të sherebelës.

Sherebela shqiptare është shumë e kërkuar. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sherebela shqiptare ze 70% të tregut të sherebelës në SHBA.

Vlerat shëndetësore të vajit të sherebelës

Përveç rolit që luan në kozmetikë, ky vaj i jashtëzakonshëm ka vlera të tjera shëndetësore të pakrahasueshme.

Lufton mykun, mikrobet dhe bakteret

Vaji i sherebelës largon mykun, bakteret dhe mikrobet nga organizmi dhe parandalon një sërë sëmundjesh të lëkurës, plagëve, të prerave, apo irritimeve të rrezikshme.

Ky vaj shkatërron të gjitha bakteret që gjejnë strehë në organizëm. Ai sugjerohet të përdoret për infeksionet e veshit, hundës, grykës, syrit, organeve gjenitale, zorrës së trashë, etj.

Është i pasur me antioksidantë

Vaji i sherebelës përdoret gjërësisht në trajtimet kundër plakjes. Ai është i pasur me antioksidantë të cilët shkatërrojnë radikalet e lira në organizëm që shkaktojnë plakjen e parakohshme.

Antioksidantët ngadalësojnë plakjen dhe parandalojnë formimin e rrudhave, varjen e lëkurës, humbjen e tonalitetit të muskujve, humbjen e shikimit apo çrregullime të tjera nervore.

Lufton inflamacionin

Vaji i sherebelës lufton inflamacionin në lëkurë, temperaturën dhe materialet helmuese që futen në gjak. Ajo gjithashtu përdoret për të ulur impaktin e lëndëve narkotike në organizëm, tretjen e ushqimeve me shumë kripë apo erëza etj.

Ky vaj përdoret edhe kundër problemeve që dalin nga dhimbjet e stomakut, kraharorit dhe zorrëve, siç janë konvulsionet ose ngërçet.

Ndihmon me tretjen

Vaji i sherebelës lehtëson stomakun dhe përmirëson funksionet e të gjithë sistemit tretës kundër inflamacionit të shkaktuar nga aciditeti i tepërt.

Vaji i sherebelës neutralizon acidet në stomak dhe në qarkullimin e gjakut dhe mbron nga ulçera apo sëmundje të tjera që shkaktohen nga rritja e nivelit të aciditetit në gjak.

Eleminon njollat dhe shenjat

Vaji esencial i sherebelës përdoret për eliminimin e njollave, strijave apo shenjave të sëmundjeve si lija. Ky vaj ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve dhe prerjeve.

Ka efekt pastrues

Vaji esencial i sherebelës përshpejton largimin e toksinave nga gjaku nëpërmjet djersitjes dhe pastron gjakun duke shërbyer kështu si një pastrues efikas i organizmit.

Luan rol disinfektues

Roli që vaji i sherebelës luan kundër mykut, baktereve dhe mikrobeve e bën atë një disinfektues natyral që mbron trupin e njeriut nga jashtë dhe brenda.

Ndihmon me ciklin menstrual

Ky vaj esencial ndihmon femrat gjatë ciklit menstrual. Ai aktivizon disa hormone si estrogjeni dhe ofron lehtësim nga probleme të tilla si dhimbjet e kokës, të vjellat, dobësia, lodhja, depresioni, luhatjet e humorit dhe simptoma të tjera të shkaktuara gjatë ciklit.

Përdoret kundër kollës

Vaji esencial i sherebelës përdoret kundër kollës, të ftohtit dhe infeksioneve në traktin respirator.

Luan rol stimulues

Nëse vaji i sherebelës do të përshkruhej me një fjalë të vetme atëherë do të zgjidhnim “stimulues.”

Shumica e vlerave të vajit të sherebelës luajnë rol stimulues për trurin, sistemin nervor, mëlçinë, shpretkën, qarkullimin e gjakut duke optimizuar performancën e tyre.

Vlera të tjera: Vaji esencial i sherebelës përdoret kundër herpesit, azmës, bronkitit, paralizës cerebrale, depresionit, dhimbjeve të shkaktuara nga nervi shiatik, dhimbjet e mesit, dhe mbron trurin.

Kujdes: Duke qenë se vaji i sherebelës stimulon nervat, ata që vuajnë nga epilepsia, histeria ose simptoma të ngjashme, duhet ta evitojnë atë plotësisht. Vaji i sherebelës nuk duhet të merret gjatë shtatzanisë për shkak se përmban dy substanca të një natyre toksike.

Vajin e sherebelës mund ta përzjeni me vajrat esencialë të xhenxhefilit, livandos, portokallit, rozmarinës etj./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.