AgroWeb dëshiron të ndajë me ju një recetë unike që kombinon një sërë produktesh natyralë që pastrojnë organizmin. Nëpërmjet kësaj recete, do të mësoni se si të përgatisni një pije intensive pastruese të organizmit me fuqinë e panxharit, xhenxhefilit dhe barishteve të tjera që largojnë toksinat nga çdo qelizë e trupit.
Nëpërmjet kësaj pijeje që përgatitet shumë thjesht, ju do të mësoni të vlerësoni vlerat magjike të të gjithë këtyre përbërësve dhe ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj.
Si të përgatisni lëngun më të freskët të stinës në kushtet e shtëpisë
Ju nevojiten:
1 panxhar mesatar, i qëruar dhe i prerë në katër pjesë
1 qitro me tul ngjyrë rozë, i qëruar dhe i prerë në copë
1 copë xhenxhefil me përmasë 2.5 cm të qëruar
Farat e një gjysëm shege
2 gota me çaj të ftohtë mali
Shtesat: 1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni ose limoni jeshil, apo lëngun e një gjysme portokalli të kuq.
Hidhini të gjithë këta përbërës në një mikser dhe përziejini së bashku. Pija magjike do të jetë gati. Konsumojeni menjëherë që të parandaloni oksidimin e saj.
Vlerat e përbërësve
Xhenxhefili: Bën mirë kundër dhimbjeve muskulare pas stërvitjes, dhe ndihmon me tretjen. Xhenxhefili përmban një sërë vlerash kundër inflamacionit. Ai ka antioksidantë siç janë beta karoteni, xhinxheroli, kapsaicina, acidi kafeik, kurkumina dhe salicilate që janë të mira për shëndetin. Xhenxhefili ndihmon në shuarjen e dhimbjes së kokës.
Panxhari: Nëse pini lëng panxhari do të mbani tensionin e gjakut nën kontroll dhe do të rrisni oreksin. Panxhari lufton inflamacionin dhe mban larg radikalet e lira. Lëngu i tij është i pasur me ushqyes dhe fibër, gjë që e bën atë unik për detoksifikimin e trupit.
Qitro: Bën mrekullira për shëndetin e zemrës. Kombinimi i fuqishëm i fibrës, kaliumit, likopenit, vitaminës C dhe kolinës ndihmon në shëndetin e zemrës. Një studim zbuloi se një dietë e pasur me qitro me tul të kuq ka një ndikim pozitiv në nivelin e lipideve në gjak.
Shega: Vitamina C që gjendet tek shega përbën 40% të dozës së rekomanduar ditore. Shega rregullon tensionin e gjakut dhe shuan urinë, falë sasisë së lartë të fibrës. Lëngu i shegës përmban antioksidantë që janë luftëtarët kryesorë kundër baktereve. Lëngu i shegës përmirëson shëndetin e zemrës.
Çaji i malit: Lulet e vogla ngjyrë të verdhë, gjethet dhe kërcenjtë e çajit të varietetit Sideritis janë të pasura me vajra esencialë, ushqyes dhe antioksidantë. Një prej tyre, i quajtur kaemferol është një flavonoid i fuqishëm. Studimet tregojnë se ky çaj është plot vlera kundër disa sëmundjeve./AgroWeb.org