Shqiptarët shpenzojnë 1,7% të buxhetit ushqimor për Agrume

295 0

Gjatë vitit të kaluar, shpenzimet e konsumit për agrume kishin një peshë prej 1,7 % brenda buxhetit të dedikuar për ushqime dhe pije jo-alkoolike.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), kontributin më të madh brenda kësaj kategorie e zënë shpenzimet për portokalle dhe mandarina, konkretisht rreth 50%.

Në vitin e kaluar sipas ATSH, prodhimi i perimeve ishte 1.030.000 ton metrik nga 950.000 ton metrik që ishte në vitin 2014, duke shënuar një rritje vjetore prej 8,4 %.

Prodhimi i agrumeve në vitin e kaluar ishte 30.000 ton metrik duke shënuar një rritje prej 42,8 % krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve u arrit në qarkun e Vlorës që përfshin zonën prodhuese të Sarandës, specifikisht plantacionet e Xarrës dhe Konispolit me 15.668 ton metrik.