Si të bësh Verë Luleshtrydhesh vetë në shtëpi

360 0

Një libër, një gotë verë, kohë e bukur dhe muzika e preferuar. Kjo është formula e një dite të mirë. Një verë e mirë, sjell paqe edhe në shpirtrat më të trazuar. Ndërsa një verë luleshtrydheje bën më shumë se aq. Le të zbulojmë së bashku sekretet e këtij lëngu me të mira plot, të pëzgjedhura nga AgroWeb.org.

I bën mirë zemrës

Luleshtrydhja i bën mirë zemrës. Ajo përmban folat, vitaminë C dhe fibër. Ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Rrit nivelin e kaliumit në gjak e rrjedhimisht mban tensionin e gjakut nën kontroll.

I bën mirë trurit

Një zemër e shëndetshme është “motorri” më i fortë i trurit. Kjo e bën verën e luleshtrydhes të mirë edhe për trurin. Ajo ushqen qelizat e trurit, i mbron ato nga dëmet e radikaleve të lira dhe parandalon humbjen e aftësive funksionale të trurit me kalimin e moshës.

Pija e cila lufton radikalet e lira

Vera e luleshtrydhes renditet e treta për sa i përket sasisë së lartë të antioksidantëve, pas verës së manaferrës, sipas kërkimeve të AgroWeb.org. Kjo pije ka aftësinë të parandalojë dëmet qelizore dhe ka aftësi të luftojë inflamacionin që e bën të shkëlqejë mes pijeve të tjera alkolike me bazë frutash.

Fuqi unike kimike

Kjo pije e kuqe është një dashuri më vete, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të moshuarit. Në përbërës i veçantë kimik i quajtur fisetin ndihmon të luftojë efektet e diabetit në fazat e para të tij, ul tensionin e gjakut dhe parandalon sëmundjen e Alzhaimerit tek të moshuarit. Ndaj, këta të fundit mund ta shijojnë pa drojë verën e luleshtrydhes dhe të mos shqetësohen për efektet anësore.

Vlera të tjera domethënëse:

– Vera e luleshtrydhes ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të mëlçisë, sepse ajo ka më pak alkool dhe më shumë luleshtrydhe
– Vera e luleshtrydhes largon lodhjen, dhimbjet muskulare dhe heq tensionin prej tyre.
– Është diuretike dhe e bën lëkurën më elastike.

Me këtë pije, jo vetëm freskon qiellzën dhe shqisat por edhe rrit jetëgjatësinë. Në fund të ditës, një gotë me verë luleshtrydheje është një nga ato kënaqësitë e vogla, pa të cilat nuk ia dalim dot.

Si të përgatisni verë luleshtrydhesh

Pastrojini luleshtrydhet, lajini dhe shtypini duke i bërë pure. Në një enë hidhni një litër ujë dhe sheqer sipas dëshirës pa e tepruar. Hidhni purenë e luleshtrydhes. Mbuloni enën dhe lëreni ashtu për një javë. Shtoni një litër e gjysmë ujë dhe përzijeni mirë. Kullojeni lëngun në një napë të pastër dhe ruajeni mënjanë copat e luleshtrydheve. Shtoni një tjetër litër ujë në pjesën e tulit, përzijeni dhe kullojeni sërish. Shtoni preparatin e taninës, acid citrik dhe maja (tharm).

Transferojeni në damixhana dhe plotësojeni me ujë. Pas gjashtë javësh hidheni në një damixhanë tjetër. Kur fermentimi të ketë mbaruar dhe vera të jetë e pastër, hidheni në shishe qelqi. Do t’ju duhen 2 kg luleshtrydhe, 1.3 kg sheqer i bardhë ose kaf dhe rreth 4 litra ujë, një lugë çaji acid citrik, gjysëm luge çaji taninë rrushi, gjysëm luge çaji maja (tharm).

Për fat të mirë, zakoni i të pirit verë ka një efekt të mirë në shëndetin fizik dhe mendor. Vlerat e verës së kuqe janë të njohura dhe të pranuara kundër sëmundjeve të zemrës, por të paktë janë ata që janë të mirëinformuar për verërat me bazë frutash dhe ndikimin e tyre në shëndet. Sigurisht që ky nuk është një justifikim për të pirë një ose dy shishe çdo natë, ndaj mos e teproni dhe do t’i jepni organizmit shëndet afatgjatë./AgroWeb.org