Vezë, qumësht, sheqer dhe pak vanilje, mjaftojnë pak përbërës për të krijuar një nga kremrat më të preferuara: kremit të pastiçerisë.

Ky krem është një nga më të përdorurit në recetat e ëmbëlsirave, nga zupat e deri tek tortat klasike.

Kremi i pastiçerisë gjen përdorim madje dhe tek përgatitja e byrekut shumë të shijshëm me krem qumështi si të ëmbël dhe të kripur.

Përgatitja e tij është krejt e lehtë dhe është zgjat vetëm 15 minuta.

Mund t’i shtoni kakao apo copëza çokollate për një shije më të veçantë, apo lëkurë limoni dhe portokalli për t’i dhënë një aromë të freskët.

AgroWeb.org ju këshillon që të ndiqni përgatitjen e këtij kremi hap pas hapi dhe të zbuloni kështu të gjitha sekretet e krijimit të një kremi perfekt.

Përgatitja E Kremit Të Pastiçerisë Në Shtëpi 

(Përbërësit më poshtë janë për 700 gr krem)

4 të verdha vezësh

45 gr niseshte misri

1 paketë me vanilje

140 gr sheqer

500 ml qumësht

Si të përgatisni kremin e pastiçerisë

Në një tas hidhni vetëm të verdhat e vezëve dhe sheqerin e nevojitur, më pas do t’iu duhet ta rrihni masën me telin e kuzhinës.

Këtë proces duhet ta vazhdoni derisa masa e krijuar të ketë një ngjyrë të verdhë të lehtë, dhe kokrrizat e sheqerit të kenë shkrirë.

Më pas në një filxhan hedhim pak nga qumështi që na duhet për recetën, dhe aty shtojmë niseshtenë dhe vaniljen. Me një pirun e përziejmë derisa niseshteja të jetë tretur plotësisht.

Këtë masë ja shtojmë të verdhave të vezëve dhe sheqerit, dhe përsëri i rrahim derisa të jenë lidhur në një masë të vetme.

Në një tenxhere të vogël hedhim qumështin dhe e vendosim në zjarr të ulët. Temperatura e qumështit duhet të jetë shumë e vakët kur të hidhni masën e vezëve.

Kjo metodë nuk do t’iu lejojë që veza të pritet dhe kremi të prishet.

Pasi të keni shtuar vezët tek qumështi duhet të përzieni gjatë gjithë kohës me një ritëm jo shumë të shpejtë.

AgroWeb.org ju këshillon që të ngrini pak nxehtësinë e zjarrit, kështu kremi do të bëhet më shpejt.

Masa do të fillojë që të trashet ngadalë.

Nëse dëshironi mund t’i shtoni lëkurën e limonit apo portokallit për t’i dhënë një shije më të veçantë kremit.

Kremin do ta lini në zjarr derisa ai të fillojë të krijojë flluska, apo që të vlojë.

Më pas hiqeni nga zjarri dhe përziheni dhe disa momente me telin e kuzhinës.

Hiqeni nga tenxherja dhe kalojeni në një tas, kështu do të ftohet më shpejt.

Pasi të jetë ftohur pak vendosini mbulojeni me qese kuzhine, kështu nuk do të thahet.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta vendosni në frigorifer, para se kremi të ketë arritur në temperaturën e ambientit. Kremi i pastiçerisë mund të ruhet në frigorifer deri në 2-3 ditë. Por kujdes duhet të jetë gjithmonë i mbuluar.

Nëse keni përdorur gjithmonë miellin për të përgatitur këtë krem, nuk ka problem.

Por niseshteja ruan më së miri shijen e vërtetë të kremit të pastiçerisë si dhe duke e mbajtur atë të freskët për më shumë kohë./AgroWeb.org