Receta e Rrallë e Reçelit të Shegës

2.4k 0
Shegët me kokrrat e tyre të kuqe plot lëng, ato janë një pamje fantastike për syrin dhe zgjojnë dëshira për stomakun.

AgroWeb.org ju sjell një mënyrë të lehtë dhe krejt të thjeshtë se si të mahnisni këdo me reçelin e shegës.

Receta e reçelit të shegës

Përbërësit

4 gota me lëng shege
1/4 e një gote me lëng limoni
1 pako pektinë pluhur (ëmbëlsues dhe lidhës që mund të gjendet në çdo market apo supermarket)
5 filxhanë me sheqer të bardhë ose sheqer kaf

Përgatitja

1 Shtrydhni lëngun: Lëngu i freskët i shegës mund të përgatitet në dy mënyra bazë.

Hapeni shegën dhe futeni në një enë të mbushur me ujë. Hiqini kokrrat e shegës duke mos e nxjerrë nga uji. Kokrrat e kuqe do të zhyten në fund të enës, ndërkohë që membrana e bardhë do të lundrojë në sipërfaqe. Largojeni atë dhe kullojini kokrrat. Vendosini në një mikser deri sa ato të shkërmoqen. Merrni një kullesë dhe kullojeni lëngun. Përdorni një lugë druri që të nxirrni sa më shumë lëng nga mikseri.

Mënyra e dytë për të nxjerrë lëngun është të përdorni një shtrydhëse manuale frutash. Së pari, duhet të lani shegën dhe më pas prijeni në gjysmë. Vendoseni në shtrydhësin manual dhe do të keni menjëherë gjithë lëngun e shegës. Kjo metodë shkurton shumë kohë në krahasim me metodën e parë, por duhet të dini që shija është më e thartë sepse bashkë me kokrrat shtrydhet edhe lëkura.

2. Hidhni lëngun e shegës, atë të limonit dhe ëmbëlsuesin në një tenxhere. Zgjidhni një tenxhere 5 litërshe. Hidhni lëngun e shegës dhe të limonit, shtoni ëmbëlsuesin pluhur dhe vendoseni enën në zjarr në temperaturë të lartë. Përzjejeni vazhdimisht deri sa zjejë dhe të mos ngjitet.

3. Shtoni sheqer: Kur e gjithë masa të zjejë shtoni sheqerin. Mbaji në zjarr për 2 minuta dhe më pas hiqeni tenxheren. Lëreni të ftohet për një minutë dhe hiqni shkumën me lugë.

4. Mbushni kavanozët: Kalojeni reçelin nëpër kavanozë dhe mbyllini kapakët e tyre fort.

5. Vendosini në ujë: Nëse do t’i mbani kavanozët e reçelit jashtë frigoriferit atëherë vendosini ato në një enë të madhe me ujë të valuar. Ena duhet të jetë e mbushur me ujë aq sa të mbulojë kapakun e kavanozit.

Zjejini për 5 minuta dhe më pas hiqini nga uji. Lërini të ftohen dhe kontrollini edhe njëherë nëse kavanozët janë të izoluar tërësisht. Në momentin që kavanozët e reçelit arrijnë temperaturën e ambientit vendosini në frigorifer për disa orë. Hapini pas tre javësh dhe shijoni reçelin e përgatitur./AgroWeb.org