Skema të reja financiare në mbështetje të fermerëve

359 0

Skemat kombëtare financiare të këtij viti për bujqësinë, do të mbështesin skemat e reja që adresohen dretëpërdrejtë për fermerët.

Qeveria ka ndryshuar plotësisht skemën e subvencioneve në bujqësi duke i orientuar fondet tek fermerët e vegjël, ndërsa fermerët e mëdhenj do të mbështeten vetëm me kredi të buta nga fondi i garancisë së BERZH.

Burime nga ministria e Bujqesisë, bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve ATASH, të parët që përfitojnë nga ndryshimet janë blegtorët e vegjël, të cilët marrin 1200 lekë për çdo dele ose dhi që kanë. Për fermerët që kanë më shumë se 10 krerë lopë qeveria do të paguajë 10 lekë për çdo litër qumësht që ata shesin me faturë dhe 5 mijë lekë për çdo kre.

Këtë vit për herë të parë do të futen ne skemat e subvencionit prodhuesit e perimeve, në serat tunel, të cilat kanë një sipërfaqe të konsiderueshme prodhimi dhe financimi u shërben për të zgjeruar aktivitetin.

Në total qeveria do të japë 16 milionë dollarë subvencione për vitin 2017./AgroWeb.org