Spinaq, Fruta dhe Avokado – Një Kombinim Special për Shëndetin

616 0

Ky kombinim lëngjesh natyrale të gjelbërta është një ushqim i shëndetshëm dhe plot me vlera ushqyese për organizmin. Në fakt është një bashkim lëngjesh mirëbërëse me të cilat nuk është e lehtë të ngopesh.

Shumë konsumatorë të moshave të ndryshme i duan dhe i vlerësojnë kombinimet e bëra vetë të lëngjeve natyrale dhe vazhdimisht përdorin të paktën një për çdo vakt.

Pra, çfarë mund të këshillojë AgroWeb.org për ju për të trajtuar më së miri veten tuaj?

Në thelb menduam për gjithçka të gjelbër që mundeshit të shtonit në kombinimin tuaj të lëngjeve.

Nëse rrushi i gjelbër nuk do të ishte në treg me një çmim të shtrenjtë, do t’ju këshillonim ta përdornit edhe atë në kombinim (por ndjehuni të lirë ta përfshini nëse e përballoni financiarisht).

Perime, fruta, dhe barishte, të gjitha bashkohen në përzierje pa as më të voglin shqetësim. Duhet ta dini se ajo që do të përfitoni është vërtet tejet e shijshme. Me të vërtetë, është një pije e madhe për t’u përgatitur dhe për ta ndarë me miqtë tuaj. Shija e kombinimit është kaq e butë, e ëmbël dhe e freskët.

Ju pini një bashkim vlerash si ky lëng dhe do të ndjeni vitaminat që rrezatojnë përmes trupit tuaj. Kjo është një zgjidhje e mrekullueshme sidomos gjatë ditëve të nxehta, pasi ofrohen edhe kripëra minerale aq të vlefshme për organizmin.

Përbërësit • një gotë 250 ml me ujë të ftohtë • 1 lugë çaji me vanilje pluhur (opsionale) • 250 gramë spinaq të freskët • 1 kërcell selino, i copëtuar • 1 kivi, të prerë në feta • 1 mollë e gjelbër, e prerë në feta • 1 dardhë e gjelbër, e prerë • gjysëm kastraveci • gjysëm avokado • 8-10 kuba akulli

Udhëzime. Në një mikser me shpejtësi të lartë, vendosni të gjithë përbërësit në rendin e përshkruar më lart. Sigurohuni që spinaqi të vendoset i pari nga të gjithë përbërësit e tjerë për të siguruar që çdo gjë të përzihet pa copat e gjetheve të spinaqit.

Përziejini me shpejtësi të lartë për rreth 45-60 sekonda dhe shijoni lëngun në një gotë të gjatë. Ju mund ta ndani në 2 gota ose të ruani gjysmën për më vonë. Kur të jeni gati për të pirë lëngun e mbetur (brenda 24 orëve), hidhni në mikser 5-6 kube akulli të tjerë dhe ripërziejeni. Organizmi juaj vërtet do t’ju falenderojë./AgroWeb.org