Standardet dhe Siguria Ushqimore | 30 Prill 2015 Peshkopi

597 0

CBS financuar nga Assist Impact në partneritet me USAID organizon trajnimin me temë “Standardet dhe Siguria Ushqimore”. Ky trajnim do të zhvillohet ditën e enjte, në datë 30 Prill, ora 9:30 në ambjentet e kompanisë Koop.Frut.Dibër 2012, në qytetin e Peshkopisë.

Ky do të jetë trajnim i veçantë në tipologjinë e zhvillimit pasi do të zhvillohet në ambientet e kompanisë  që operon me cikël të mbyllur. Kjo kompani ka një eksperience relativisht të gjatë në prodhimin e mollëve të varieteteve të përmisuara, me cilësi të lartë. Nga viti 2013 ajo ushtron aktivitetin e ruajtjes së frutave në ambjente bashkëkohore. Ndërkohë, në vitin 2014, kompania Koop. Frut. Dibër 2012 nëpërmjet asistencës së CBS, fitoi grantin e BE-së, nga skema IPARD-like, për ngritjen e një linje për prodhimin e lëngjeve të frutave organike.

Projekti synon rritjen e punësimit të të rinjve nga mosha 16 deri 29 vjeç, nëpërmjet trajnimit profesional teknik dhe praktik në fushën e bujqësisë në 4 nën-sektorë të saj: Dhoma Frigoriferike, Përpunimi i Qumështit, Fruta dhe Perime & Erëza dhe Sera. Ky trajnim do të jete teknik dhe praktik dhe në të do të trajnohen një grup të rinjsh që kompania parashikon të punësojë dhe do të mbahet nga eksperti kombëtar i fushës Znj. Merita Nenaj. Trajnimi do të jetë i vlefshëm edhe për të rinjtë e tjerë të regjistuar si të papunë pranë zyrës së punësimit Peshkopi, të cilët do të jenë të pranishëm. Moduli do të përmblidhet në një udhëzues që do të jetë pjesë e materialeve që do i jepen pjesmarrësve.