Stuhia e Nxehtë Afrikane Pushton Shqipërinë – Kujdesi Që Duhet Të Tregoni

535 0

Stuhia e nxehtë afrikane mbërrin në Shqipëri. Kjo fundjavë do të jetë ndër më të nxehtat e stinës së verës.

Gjatë kësaj fundjave, një stuhi e pazakontë të nxehti do të përfshijë gjithë territorin e vendit. Sipas të dhënave zyrtare, temperaturat do të rriten me disa gradë celcius më shumë.

Masa ajrore të presionit të lartë do të sjellin një rekord të pazakontë të nxehti për muajin korrik dhe gusht.

Rekordi me vlerën deri 38 gradë celcius do të shënohen në fundjavë.

Sipas Institutit Meteorologjik, Meteoalb: “Në zonat malore temperaturat maksimale variojnë nga 31 në Juglindje deri 35°C zonat Verilindore (Kukësi); në bregdet dhe zonat e ulëta temperaturat maksimale ngjiten në 35 – 36°C por në zona specifike pritet që temperaturat maksimale të ngjiten lehtësisht mbi 38°C.

Dita e hënë sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, vlera të cilat janë lehtësisht mbi maksimumet tipike mujore dhe do të vijojnë me luhatje të lehta deri në mesjavën tjetër”.

Një verë e gjatë dhe e nxehtë do të përfshijë gjithë Evropën Jugore.

Masat më të larta të të nxehtit përgjatë muajit korrik dhe gusht do të mbulojnë në Gadishullin Ballkanik.

Drobitja nga Vapa dhe Trajtimet E Domosdoshme

Nëse vini re shenja të drobitjes nga vapa ose goditjes nga dielli duhet të merrni menjëherë hapat e mëposhtëm:

Zhvendosuni menjëherë në hije;

Mos qëndroni më në diell;

Ndizni kondicionerin ose freskuese;

Lajeni trupin me ujë të vakët;

Pini ujë ose lëngje të tjera.

Në raste ekstreme mund të përdorni kompresa akulli në zonën e qafës, sqetullave dhe ijeve.

Faktorët E Rrezikut

Disa njerëz janë më të predispozuar të preken nga vapa si rezultat i ekspozimit të lartë ndaj temperaturave përvëluese.

Njerëzit që janë mbipeshë, janë djegur nga dielli, të miturit, të moshuarit dhe ata që marrin ilaçe për zemrën duhet të tregojnë më shumë kujdes.

Parandalimi i Problemeve

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të parandalojë problemet që vijnë prej tyre.

Mbajeni trupin të freskët nëpërmjet këtyre strategjive të listuara më poshtë nga AgroWeb.org:

Qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës;

Kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije;

Pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës;

Vishni rroba të lehta prej pambuku;

Lahuni me ujë të vakët;

Mbani kapele;

Shmangni pije dehidratuese me alkol dhe kafeinë;

Kaloni një pjesë të ditës në një ambient me ajër të kondicionuar.

Të qënit të informuar për simptomat e drobitjes nga vapa dhe goditjes nga dielli është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë dhe shëndetit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.