Super Ushqimet e Shëndetshme të Verës

1k 0

Mundësitë për të shijuar këtë stinë të vitit janë të panumërta. Noti, kampingu, plazhi apo mbrëmjet verore të shoqëruar me ushqimet e zgarës janë disa prej aktiviteteve më të preferuara gjatë verës. Por nga ana tjetër kjo stinë shoqërohet me probleme nga më të ndryshme shëndetësore siç janë: djegiet nga dielli, dehidratimi, goditjet në zemër dhe problemet me tretjen. Nëse bëni zgjedhjet e duhura sa i përket ushqimit, do të arrini të shmangni shumë prej këtyre problemeve. Shqipëria është një vend i bekuar me fruta dhe perime të shëndetshme, të cilat kanë aftësinë të mbajnë trupin të freskët e të mirëushqyer si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

1. Shalqini
Është fruti ideal i verës. 92% e peshës së tij është ujë. Ai është hidratuesi më i mirë këtë stinë. Hidratimi është i rëndësishëm për kujtesën dhe humorin. Shalqini është i pasur me antioksidantë, vitaminat A dhe C por edhe likopen që ul rreziqet e diabetit, tensionit të gjakut, retinës dhe artritit.

2. Kastraveci
Ka përmbajtje të lartë ujore dhe e mban trupin të freskuar dhe të hidratuar. Kastraveci përmban një enzimë të quajtur erepsinë që e mban sistemin tretës shumë të shëndetshëm. Kastraveci rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen dhe jo vetëm. Për më tepër, ai përmban vitaminë C që mbron lëkurën nga rrezet ultraviolet dhe dëmet e shkaktuara nga dielli.

3. Kungulleshkat
Këto perime të shijshme janë një burim i fuqishëm antioksidantësh, vitamine C dhe A apo edhe vitaminat B. Përbërësit kryesorë të kungulleshkave ruajnë ekuilibrat e sheqerit në gjak në nivele të shëndetshme.

4. Kosi
Është perfekt për verën. Ai është jashtëzakonisht freskues dhe i pastër me proteina dhe kalcium. Kosi përmban probiotikë të cilat i vijnë në ndihmë sistemit tretës, forcojnë imunitetin dhe parandalojnë infeksionet e ndryshme. 

5. Dhalla
Shqiptarët shquhen për dashurinë e tyre për dhallën, e cila të shuan etjen dhe vapën, pakëson lodhjen dhe dehidratimin. Dhalla është e pasur me elektrolite dhe ujë. Rrjedhimisht është pija ideale për t’u freskuar. Ajo qetëson stomakun pas një vakti pikant dhe përmirëson tretjen. Nëse e pini rregullisht, do të jeni në gjendje të pakësoni djersitjen, lodhjen, kontraktimet muskulare, të vjellat dhe dhimbjet e kokës. Për më tepër, ajo e mban lëkurën të shëndetshme.

6. Mango
Mango ka një efekt qetësues dhe freskues gjatë stinës së verës. Ky frut është i pasur me vitaminat A, C dhe E të domosdoshme për shëndet të mirë. Shija është fantastike. Mango mund të kombinohet me qumështin ose kosin për një kënaqësi të dyfishtë.

7. Domatet
I gjejmë në forma dhe madhësi të ndryshme. Shija dhe vlerat ushqimore të domates janë fantastike. Një domate mesatare përmban 95% ujë dhe e mban organizmin të hidratuar. Domatja përmban likopen, që ka fuqinë e një antioksidanti që mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet. 

8. Misri
Një filxhan me kokrra të ziera misri, me pak sheqer ose kripë nëse dëshironi, është një ushqim tipik veror. I pasur me dy antioksidantë të fuqishëm siç janë luteina dhe zeaksanthina, misri ndihmon dhe mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet. Këto antioksidantë pakësojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të syve./AgroWeb.org