Të vërtetat tronditëse të karameleve xhelatinoze

545 0

Është e pamundur të mos kesh provuar dhe shijuar karamelet me xhelatinë të formave më të ndryshme që, siç thotë populli “ta bëjnë me sy”, veçanërisht fëmijëve. I gjejmë në formën e arushit, pjeshkës, krimbit, plot me ngjyra të ndezura tepër të bukura.

Nëse këto karamele të pëqejnë aq sa nuk do ta dish se me se bëhen, atëherë mos lexo më tej, sepse mënyra e prodhimit të këtyre ëmbëlsirave i ngjan një filmi të frikshëm.

Së pari, këto ëmbëlsira bëhen me xhelatinë, e cila përgatitet nga lëkurat dhe kockat e kafshëve. Mënyra e përgatitjes nga ana tjetër është një tmerr i vërtetë, shpjegon The Huffington Post.

Karamelet xhelatinoze u përgatitën për herë të parë në Gjermani. Një paketë prej tyre përmban 22 gramë sheqer, ose 5 lugë çaji ose 58% e dozës ditore të sheqerit. Nëse konsumoni shumë sheqer, veçanërisht në formën e këtyre karameleve do të përballeni me një sërë sëmundjesh të rrezikshme: obezitet, diabet, tension i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Sheqeri krijon varësi të madhe dhe ka shumë gjasë që, teksa po lexoni këtë artikull të keni dëshirë për diçka të ëmbël, por prisni edhe pak. Në momentin që dëshiron të fusësh në gojë një karamele në dukje të pafajshme, duhet të dini që për përgatitjen e saj janë therur, copëtuar dhe përçudnuar qindra kafshë, kryesisht derra. Pas therjes, trupi i këtyre kafshëve shkërrmoqet, ligamentet, kockat, lëkura gjithçka copëtohet, shkrihet dhe shndërrohet në xhelatinë.

Këto karamele me përmbajtje të lartë mishi nuk janë të këshillueshme për vegjetarianët apo veganët. Ato janë të ndaluara edhe për besimtarët hebrenj apo ata që kërkojnë produkte të ashtuquajtura “hallall”.

Megjithatë, në Turqi kompania e njohur Haribo prodhon arusha xhelatonizë dhe ëmbëlsira të tjera që janë hallall të prodhuara nga xhelatina e natyrës shtazore. Disa prej tyre prodhohen me pektinë ose niseshte që janë të përshtatshme për vegjetarianë. Shqiptarët mund vetëm t’i luten distributorëve të autorizuar të karameleve xhelatinoze që mallin për tregun vendas ta importojnë nga Turqia, që të shmangin skenarin e xhelatinës nga kafshët. Më mirë niseshte, të paktën për sytë dhe mendjen.

Karamelet e prodhuara me niseshte ose acid fumarik janë pak më të tharta janë më të mëdha në formë por edhe më lehtësisht të kafshueshme. Një nga shprehjet që kemi dëgjuar më shpesh është “mos e gjyko një libër në bazë të kopertinës”. Ndani me AgroWeb mendimin tuaj në faqen tonë të Facebook, për këto karamele “djallëzore” me një “kopertinë” të bukur, por me një përmbajtje të tmerrshme./AgroWeb.org