Tirana, Qarku ku Familjet Kanë Nivelin Më Të Lartë të Shpenzimeve për Konsum

395 0

Tirana është qarku ku familjet kanë nivelin më të lartë të shpenzimeve mujore për konsum. Sipas anketës së publikuar nga INSTAT, një familje në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 98.402 lekë në muaj.

Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas Tiranës, janë Korça me 82.224 lekë dhe Fieri me 79.620 lekë në muaj për familje.

Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë Dibra me 67.805 dhe Elbasani me 68.903 lekë në muaj për familje.

Referuar të dhënave të INSTAT, rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Dibrës me 12,3%, ndjekur nga qarku i Fierit me 9,2%.

Qarqet që kanë pësuar ulje të shpenzimeve për konsum janë Durrësi me 1,6% dhe Vlora me 0,5%./ATSH