Tre të Vdekur nga Pickimi i Mushkonjave në Greqi – Shqipëria Në Rrezik Nga Virusi i Nilit

734 0

Virusi i Nilit që përhapet përmes pickimit të mushkonjave rrezikon Shqipërinë.

Autoritetet e shëndetit publik shqiptar flasin për një rrezik real, pasi virusi ka shkaktuar vdekje në vendet fqinje.

Sipas të dhënave nga AgroWeb.org, tre persona kanë humbur jetën në Greqi pasi janë pickuar nga Mushkonja me Virusin e Nilit.

Autoritet greke kanë deklaruar se deri më tani të infektuar janë 60 persona të cilët po mbahen nën monitorim.  16 persona ndodhen të shtruar në spital disa prej tyre në gjendje të

rënduar dhe monitorim intensive.

Autoritetet greke të shëndetësisë kanë ftuar qytetarët të bëjnë shumë kujdes duke mos neglizhuar asnjë lloj pickimi.

Shqipëria e Rrezikuar

Shqipëria është e rrezikuar nga sëmundja e etheve të Nilit. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ndonëse virusi qarkullon në vendet fqinje Instituti i Shëndetit Publik bën apel për kujdes.

“Shqipëria është rrezikuar pasi në vendin tonë gjenden vektorët që shpërndajnë. Por ne jemi duke monitoruar sidomos në rastet e rënda të saj si meningjit, apo encenfalit.

Janë regjistruar katër raste në Greqi, 1 në Itali dhe 1 në Izrael”, ka deklaruar Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sëmundja shkaktohet nga virusi i cili shpërndahet nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat qarkullojnë me shumicë në vendin tonë.

Simptomat

Ethet e Nilit perëndimor është forma më e shpejtë e sëmundjes, e cila karakterizohet me temperaturë, me plogështi, me dobësi, me dhimbje koke, dhe dhimbje trupi.

Mund të paraqiten edhe anoreksi ose të vjella, me puçra në lëkurë, dhe në rastet më të rënda me encefalit, meningit apo paralizë.

Te njeriu paraqitet në dy forma klinike: ethet e Nilit Perëndimor që është relativisht e lehtë dhe i ngjan gripit dhe ajo neuroinvazive, e cila i përfshin të gjitha rastet me shenja neurologjike.

AgroWeb.org këshillon që për çdo pickim që shoqërohet me simptomat e mësipërme mos hezitoni të shkoni te mjeku për ekzaminim të mëtejshëm.

Përdorni sa më shumë locione mbrojtëse nga mushkonjat, veçanërisht nëse ndodheni në zona ku mushkonjat janë shumë të përhapura.

Gjatë vitit 2018 raste me Mushkonjën e Nilit janë raportuar edhe në Hungari, Itali, Rrumani dhe Serbi./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.