Udhëtim Pikant Mes Erëzave dhe Barishteve Shqiptare

425 0

Kristofor Kolombi nuk u nis të kërkonte Amerikën për metale apo gurë të çmuar. Ai u nis të gjente vend ku kultivohej piper. Mesazhi që përcjell ky shembull është se sa e rëndësishme ka qenë për qytetërimet e ndryshme për të zbuluar shije dhe aroma të reja, jo vetëm për të pasurimin e kulinarisë, por edhe për të zgjeruar aftësitë e tyre mjekësore.

Erëzat bëjnë ndryshimin. Ato dhurojnë magji në çdo pjatë dhe ngacmojnë çdo shqisë. Vlerat e tyre shëndetësore janë të pranuara. Shqipëria është shumë e famshme për rritjen e shumë erëzave dhe barishteve medicinale. AgroWeb.org ka përgatitur këtë lajm që përmban disa lloje erëzash që kultivohen gjerësisht në Shqipëri.

Borziloku. Ka një shije të ëmbël. Mund ta shtoni në sallata, gatime me pulë, djathë, mish, salca dhe lëngjet e marinimit. Borziloku njihet si mbrojtës i ADN-së dhe ka vlera anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe i bën mirë shëndetit kardiovaskular.

Gjethet e dafinës. Kanë një shije të hidhur. Mund t’i përfshini në supa, gatimet e detit, çomlek, oriz, fasule, thjerëza dhe lëngje marinimi. Gjethet e dafinës mund t’i shtoni në përfundim të kohës së gatimit dhe mund t’i hiqni pak para servirjes. Ato kanë vlera antiseptike, antioksidante, ndihmojnë me tretjen dhe luftojnë radikalet e lira.

Speci i kuq. Ka shije përvëluese. Përdoret tek orizi, salcat e sallatave, salcat e tjera, lëngjet për marinim. Speci i kuq është perfekt në përdorim tek mishi i pulës, viçit dhe peshkut. Përmban vlera anti-inflamatore dhe lufton mykun. Ndihmon në shërimin e simptomave të gripit dhe alergjive stinore.

Farat e Koriandrës dhe Majdanozit. Kanë një shije të ëmbël, arrore dhe djegëse. Përdoren në fasule, bukë, mish pule, peshk dhe përgatitjen e kastravecave turshi në kushtet e shtëpisë. Kurojnë inflamacionet e lëkurës, kolesterolin e lartë, diarenë, aneminë, mungesën e tretjes, çrregullimet menstruale, çrregullimet e sheqerit në gjak dhe mbrojnë shëndetin e syve.

Kopra. Shije freskie. Është fantastike për sallata, sidomos ato të marinuara. Përdoret edhe për peshkun dhe pulën e pjekur, bukën dhe çajin. Vlerat shëndetësore të saj përfshijnë zbutjen e fryrjeve në stomak, kurimin e anemisë, problemeve me tretjen, konstipacionin, kolitin, diarenë, çrregullimet respiratore, menstruale dhe përmirëson shëndetin e syve.

Xhenxhefili. Megjithëse kjo bimë nuk rritet gjerësisht në Shqipëri, shumë konsumatorë kanë filluar ta kultivojnë në hapësirat e tyre të gjelbra. Ka shije të ëmbël dhe të ngrohtë. Përdoret në gatimet me erëza pikante, ushqimet e kavërdisura, mishin e pulës, viçit, derrit, peshkut dhe tofu. Stimulon tretjen, çliron nga dhimbjet e stomakut dhe të vjellat, shplodh muskujt dhe lufton inflamacionin. Mund të ulë kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak si dhe ul dhimbjet menstruale.

Rigoni i zakonshëm dhe Rigoni i kuq. Shije toke. Fantastik për supa, marinime, salca sallatash dhe domatesh. Rigoni është antioksidant dhe antibakterial.

Rozmarina. Erëza e tokës. Është e jashtëzakonshme për marinim, bukë, dhe gatimin e fasuleve, mishit të pulës, qingjit, derrit dhe peshkut. Përdoret për të trajtuar irritimet e lëkurës, përmirëson tretjen, shumëfishon kujtesën dhe përqëndrimin, ofron mbrojtje neurologjike dhe parandalon plakjen e trurit.

Trumza. Shija e tokës. Është perfekte për marinim, supa, salca sallatash, mish dhe thjerëza. Ul tensionin e gjakut, ndihmon me kollën, forcon imunitetin dhe shërben si disinfektues./AgroWeb.org