Vlerat e Shtatë Vajrave Bimorë

505 0

Trajtimet e lëkurës nëpërmjet vajrave esencialë bimorë janë në modë kohët e fundit. Çdo markë e famshme ka linja të personalizuara vajrash esencialë që shënjestrojnë nevojat e ndryshme të çdo lëkure. Gjithnjë kam qenë dashamirëse e përdorimit të vajrave esencialë në rutinën time të kujdesit për lëkurën.

Kam provuar disa lloje vajrash esencialë të markave të ndryshme. Ndryshimi mes produkteve të markës dhe atyre të bëra në kushtet e shtëpisë duke kombinuar disa vajra së bashku është i pakët, po të mos marrim në konsideratë çmimin. Nëse llogarisim edhe çmimin, atëherë kombinimet e shtëpisë janë zgjidhje optimale.

Kohët e fundit, nisa të eksploroj botën e terapisë së aromave. Më lejoni t’ju them që jam marrosur pas tyre. Më poshtë do të gjeni listën e AgroWeb.org për vajrat më të mirë esencialë dhe mënyrat e përdorimit të tyre.

7 Vajrat Esencialë më të mirë për kujdesin e lëkurës

1. Vaji i Kastorit

Vaji i kastorit luan një rol të fuqishëm kundër baktereve dhe mykut. Ai është i pasur me vitaminë E, minerale, proteina dhe acidet yndyrore Omega-6 e Omega-9. Ky vaj i sjell lëkurës mjaft përfitime, por mund të përdoret edhe për flokët. Në fakt, unë e përdor vajin e kastorit edhe tek qerpikët (duke përdorur një furçë të pastër rimeli) çdo natë që ato të rriten shpejt.

2. Jojoba

Vaji i Jojobës (Xhoxhoba) është i mrekullueshëm për të gjithë trupin, fytyrën dhe flokët. Ai e hidraton lëkurën, e qetëson atë, pastron bakteret dhe largon inflamacionin. Zakonisht, unë e aplikoj këtë vaj në flokë dhe e mbaj si maskë për gjithë natën. Në mëngjes e laj kokën, dhe flokët e mi janë plot shkëlqim dhe të butë.

3. Barbaroza

Vaji i barbarozës ekuilibron sekreconet e gjëndrave dhjamore dhe funksionon si zbutës i lëkurës të të gjitha tipeve. Këtë vaj mund ta përzieni me kremin tuaj të preferuar si një vlerë e shtuar kundër yndyrës.

4. Neroli

Vaji esencial i nerolit është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por veçanërisht për ato të ndjeshme, me yndyrë dhe të njerëzve në moshë. Ky vaj përmban një kimikat natyral të quajtur citral që rigjeneron qelizat. Për shkak të kësaj substance, vaji esencial i nerolit ndihmon kundër strijave dhe sekrecioneve të yndyrës. Ai tendos poret dhe tonifikon lëkurën.

5. Vaj Paçuli

Vaj esencial i paçulit është i mrekullueshëm për lëkurën në plakje, duke qenë se zbut rrudhat. Këtij vaji i janë thurur lavde për vlerat anti-bakteriale dhe përdoret nga njerëzit që vuajnë nga aknet, psorioza, ekzema dhe pezmatimit të lëkurës.

6. Ylang Ylang
Ky vaj esencial ka një aromë fantastike, dhe ekuilibron sekretimin e yndyrës, rigjeneron qelizat e lëkurës dhe përmirëson elasticitetin e saj.

7. Vaji esencial i Pemës së Çajit

Një nga përbërësit më të zakontë në trajtimet kundër akneve është ky çaj esencial, që ndihmon kundër baktereve që shkaktojnë aknet dhe shëron lëndimet e lëkurës më shpejt. Ky vaj përdoret për trajtimin e të çarave të lëkurës, pickimeve dhe të djegurave./AgroWeb.org

 

*AgroWeb sjell Shqipërinë me sytë e një Ruseje që jeton në Tiranë prej dy vitesh. Liana Suleymanova ka studiuar për histori në Universitetin Amerikan në Bullgari ku u njoh me Shqipërinë, e shkuara e të cilës e tërhoqi në mënyrë të veçantë. Interesi për këtë vend u zhvillua më tej gjatë studimeve master në Central European University në Budapest dhe në Akademinë Diplomatike në Vienë, ku ajo studioi në detaje historinë e Shqipërisë, veçanërisht periudhën nga sistemi komunist në demokraci.