A e dinit që kungujt e njomë, të cilët e kanë origjinën në kontinentin Amerikan, janë në të vërtetë një frut botanik, ndonëse ato konsiderohen si një perime në mbarë botën. Kungujt e njomë i përkasin varitetetit Cucurbita pepo, që përfshin edhe kungujt edhe trangujt. Lexoni më poshtë të listuara nga AgroWeb.org, disa veti mirëbërëse të kungujve të njomë.
1. Ulin kolesterolin
Kungujt e njomë janë të pasur me fibër dhe rrjedhimisht ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Nivelet e larta të vitaminës A dhe vitaminës C vonojnë zhvillimin e arterosklerozës duke parandaluar oksidizimin e kolesterolit në enët e gjakut. Për më tepër, kungujt e njomë largojnë toksinat e tepërta nga organizmi.
2. Përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe ul tensionin e gjakut
Falë përmbajtjes së lartë të magnezit, kungujt e njumë ulin rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë. Kungujt e njomë përmbajnë acid folik që është thelbësor në shkatërrimin e amino acideve të dëmshme që shkaktojnë atak në zemër dhe trombozë. Kaliumi dhe magnezi që gjendet tek kungujt e njomë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe në largimin e stresit.
3. Ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të peshës
Kungujt e njomë kanë pak kalori. Ato janë një zëvëndësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori. Për më tepër, kombinimi i fibrës dhe ujit (95%) që gjenden tek kungujt e njomë mbajnë nën kontroll oreksin tuaj, ju ndihmojnë të digjni kalori dhe ju japin shumë energji. Për më tepër, kjo perime është e pasur me antioksidantë, vitaminë A dhe C.
4. Përmirësojnë shëndetin e syve
Kungujt e njomë ju ndihmojnë me qeskat poshtë syve. Kanë të njëjtin funksion si trangujt për shkak të nivelit të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A dhe C si edhe zinkut. Këto elementë ndihmojnë në zhvillimin aktiv të qelizave të syrit, duke forcuar shikimin dhe parandaluar problemet me sytë që kanë lidhje me moshën.
5. Parandalojnë inflamacionin
Kyçet dhe gjymtyrët e njeriut preken nga inflamacioni i shkaktuar nga acidi urik në organizëm. Kungujt e njomë janë një burim i pasur me acide yndyrore Omega-3 dhe karotenoidë anti-inflamator që kundërshtojnë efektet e acidit të tepërt urik.
6. Mbrojnë kundër azmës, forcon dhëmbët dhe kockat
Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit imunitar dhe zgjidhjen e problemeve respiratore. Kungujt e njomë përmbajnë kalcium që ndihmon sistemin nervor të funksionojë më mirë dhe i jep forcë kockave dhe dhëmbëve.
7. Vlerë e shtuar për trajtimet e diabetit
Kompleksi i vitaminave B dhe prania e zinkut dhe kaliumit ndihmojnë në shpërbërjen e sheqerit në trup. Fibra dhe pektina janë thelbësore në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Kombinimi i vitaminës B, folatit dhe fibrës luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen larg të diabetit të tipit 2./AgroWeb.org