Një nga këshillat më të përsëritura në mesin e njerëzve që duan të bien në peshë është që nuk duhet t’i marrë uria ose nuk do të përmbahen në vaktin e ardhshëm.
Megjithatë, ka raste kur të durosh urinë për periudha të gjata ndihmon në rënien në peshë.
Kërkimet shkencore mbi këtë çështje, kanë nxjerrë në pah pasojat afatgjatë në shëndet, të cilat AgroWeb.org i liston më poshtë.
A Bie Në Peshë Duke Mos Ngrënë?
Ekspertë në studime të shumta kanë krahasuar regjimet e kufizuara ushqimore që zbatohen rregullisht me qëllim rënien në peshë.
Sipas tyre, rregulli i artë për rënien në peshë është që njeriu të konsumojë më pak kalori.
Mënyrat janë të ndryshme.
Ju mund të zvogëloni racionet ushqimore, të ndryshoni stilin e të ushqyerit ose të hiqni dorë prej ushqimeve në ditë të caktuara.
Regjimet Ushqimore Nuk Kanë Të Njëjtin Rezultat Për Të Gjithë
Disa njerëz e kanë të vështirë të frenohen nga ushqimi qoftë edhe për një ditë të vetme.
Disa të tjerë ia dalin të qendrojnë duke ngrënë shumë fare pak për ditë të tëra pa problem.
Shumë njerëz nuk përqendrohen dhe bëhen agresivë nga mungesa e ushqimit.
Diabetikët duhet të qëndrojnë larg regjimeve të tilla ekstreme për shkak të ndikimit në nivelin e glukozës në gjak.
Vetëpërmbajtja Dhe Jetëgjatësia
Sipas të dhënave të AgroWeb.org praktika e të frenuarit nga ushqimi në periudha të caktuara mund të ndalë progresin e disa sëmundjeve.
Sipas tyre, frenimi nga ushqimi në ditë të caktuara u jep mundësinë qelizave të rimëkëmben e të mos pësojnë mutacion duke i ccelur rrugën sëmundjeve.
Normalisht, njeriu duhet ta ketë të lehtë t’i nënshtrohet një regjimi të kufizuar në kalori për një periudhë të shkurtër kohore.
Historia tregon se jo gjithmonë njerëzit kanë pasur qasje kaq të larmishme në ushqim.
Nga ana tjetër, njeriu ka një natyrë abuzuese.
Me dëshirën për të humbur peshë, disa njerëz marrin aq pak kalori sa trupi nis të shuhet nga uria.
Sipas kërkimeve studimore që AgroWeb.org disponon të dhënat janë të pamjaftueshme për të konfirmuar nëse regjimi i ushqimit të kufizuar për periudha të gjata kohore është plotësisht i suksesshëm dhe pa pasoja shëndetësore.
Ata argumentojnë se njerëz të ndryshëm mund të kenë reagime po aq të ndryshme ndaj këtij kufizimi.
Sipas tyre, njeriu duhet të tregojë kujdes mbi të gjitha për cilësinë e ushqimeve./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje