Çfarë Funksionon me të Vërtetë Kundër të Ftohurës – Trajtimet Natyrale

944 0

Mjekët thonë se janë mbi 200 viruse që shkaktojnë të ftohurën.

Ky problem kurohet jo vetëm nëpërmjet medikamenteve farmaceutike, por edhe trajtimeve natyrale.

Këto të fundit janë të larmishme në numër dhe në llojin e produkteve natyrale të përdorura kundër të ftohurës.

Natyrshëm lind pyetja nëse të gjitha këto kura natyrale funksionojnë me të vërtetë kundër të ftohurës.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, janë disa që veçohen e që do t’i gjeni më poshtë.

Çfarë Ndodh në Organizëm Gjatë të Ftohurës

Kur një virus futet në organizëm ai përballet me dy sisteme të forta mbrojtëse.

I pari është sistemi imunitar me të cilin njeriu lind dhe rritet.

I dyti është sistemi që përshtatet me mjedisin e jashtëm.

E ftohura përshtatet në varësi të organizmit të individit.

Forca e sistemit imunitar ndikohet fort nga stili i jetesës dhe ushqyerja.

Njerëzit mendojnë se mund të anashkalojnë ndikimin e ushqyerjes së keqe duke marrë suplementë apo ushqime që besohet se luftojnë të ftohurën vetëm në disa periudha të vitit.

Por nëse njeriu ushqehet gjithmonë shëndetshëm, suplementët nuk munden kurrësesi ta bëjnë sistemin imunitar më efikas.

Hudhra

Një studim, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se njerëzit që konsumojnë hudhër çdo ditë sëmuren më pak.

Një suplement shtesë që përdoret gjërësisht nga njerëzit kur janë të ftohur është vitamina C.

Studimet konfirmojnë se këto suplementë nuk e ulin rrezikun e të ftohurit por zbusin simptomat e sëmundjes.

Tek fëmijët për shembull, vitamina C shkurton kohëzgjatjen e të ftohurës me 14 përqind, ndërsa tek të rriturit me 8 përqind.

Zinku

Marrja e zinkut si suplement shkurton me 1/3tën  kohëzgjatjen e bllokimit dhe rrjedhjes së hundëve.

Falë zinkut, njeriu mund të tështijë 22% më pak ndërkohë që kohëzgjatja e kollës përgjysmohet.

Studimet konfirmojnë që njerëzit që marrin suplemente të zinkut kur janë sëmurë, shërohen tre herë më shpejt.

Në lidhje me zinkun, ekspertët rekomandojnë marrjen e pilulave që shkrihen në gojë, ndërkohë që për vitaminën C dozat më të larta merren nëpërmjet suplementëve.

Lexoni këtu për ushqimet e pasura me zink/AgroWeb.org