Për Forcimin e Imunitetit – Supa Kundër të Ftohurës dhe Gripit

1.7k 0

Supa me perime dhe mish pule është një nga kurat më të mira kundër të ftohurës dhe gripit.

Ajo është plot e përplot me vlera të cilat jo vetëm e hidratojnë trupin por edhe stimulojnë oreksin.

Kjo supë është e mrekullueshme edhe për faktin se eliminon simptomat e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes dhe lufton sekrecionet e tepërta dhe kollën munduese.

Supa Kundër Të Ftohurës Dhe Gripit

Supa e mëposhtme ka origjinë romune.

Përbërësit:

  • 400 gramë mish pule pa kocka
  • 3 qepë,
  • 1 spec i kuq (jo djegës)
  • 2 karrota,
  • 1 kërcell selinoje
  • 400 gramë ajkë ose kos,
  • 2 limonë
  • 2-3 thelbinj hudhër
  • kripë, piper, gjethe dafine dhe majdanoz.

Përgatitja:

Në fillim vendoseni mishin e pulës në një tenxhere ku keni hedhur katër litra ujë.

Uji duhet të mbulojë mishin plotësisht por jo të derdhet.

Lëreni të zihet për 8 minuta.

Më pas shtoni kripën dhe piperin.

Fusni pak ajkë ose kos dhe më pas lëreni të ziejë sërish.

Merrni një lugë druri dhe hiqni shkumën që formohet në sipërfaqe.

Më pas në tenxhere fusni 1 qepë të plota, karrotat, një gjysëm speci dhe vetëm selinonë ndajeni në copa të vogla dhe hidheni në tenxhere.

Uleni temperaturën në një gradë mesatare dhe lërini perimet dhe mishin të ziejnë derisa ky i fundit të jetë i butë.

Hiqeni mishin dhe ndajeni në copa të vogla.

Të njëjtën gjë bëni dhe me karrotën.

Hidhini sërish në tenxhere dhe shtoni qepën tjetër të pagatuar duke e grirë imtësisht më parë.

Shtoni edhe gjysmën e specit tjetër dhe lërini përbërësit të ziejnë për 10 minuta të tjera.

Shtoni kosin ose ajkën ndërsa lëngun e limonit hidheni në varësi të shijes tuaj të preferuar të supës.

Më pas shtoni majdanozin.

Në një enë tjetër shtypeni hudhrën dhe shtoni pak ujë. Këtë mund ta shtoni nëpër pjatat e supës.

Hudhra nuk duhet hedhur në supë e plotë sepse ajo do të marrë ngjyrën blu gjatë natës.