Gjithçka që na servir nëna natyrë është e pasur në vlera dhe e dobishme për shëndetin e njeriut.
Dhuratat më bujare janë padyshim frutat, perimet, erëzat, barishtet por edhe farat.
Kastraveci është një nga perimet më të shëndetshme që njeriu mund të konsumojë rregullisht.
Vlerat e kastravecit janë të njohura, por farat e imëta e të lëngshme që gjenden në brendësi të tij janë tepër të shëndetshme.
Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të zbuloni arsyet përse duhet të konsumoni më shumë prej këtyre farave të lëngshme.
Përfitimet Për Lëkurën
Kastraveci dhe farat e tij janë idealë për të trajtuar problemet me lëkurën si djegia nga dielli, rrudhat e të tjerë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org përdorimi i farave i jep lëkurës shkëlqim rinor ndërkohë që antioksidantët që gjenden tek i gjithë kastraveci e gjallërojnë atë në mënyrë natyrale.
Përfitimet Për Flokët
Nëse keni probleme me flokët, nëse ato bien apo janë të dobësuar, atëherë zgjidhjen e gjeni tek farat e kastravecit.
Ato përmbajnë sulfur që stimulon rritjen e flokëve, i bën ato më të dendur dhe më të shëndetshëm.
Konsumi i rregullt i lëngut të kastravecit bashkë me farë ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve.
Shqetësimet Me Tretjen
Konsumi i rregullt i farave të kastravecit rekomandohet për të përmirësuar shëndetin e sistemit tretës.
Farat e kastravecit parandalojnë një sërë problemesh me tretjen siç janë aciditeti i lartë, gastriti e të tjerë.
Uji dhe mineralet që gjenden tek kastraveci ndihmojnë në funksionin e plotë të organeve të tretjes dhe në largimin e toksinave.
Mbipesha
Nëse dëshironi të humbisni peshën e tepërt, atëherë konsumoni më shumë kastravec me gjithë farë.
Në këtë mënyrë do të merrni më pak kalori dhe më shumë minerale të nevojshme për rënien në peshë.
Shëndeti i Dhëmbëve
Konsumi i rregullt i farave të kastravecit përmirëson shëndetin e mishrave dhe dhëmbëve.
Ngrënia e kastravecit largon bakteret e këqija që mblidhen në gojë e shkaktojnë erën e keqe të gojës dhe prishjen e dhëmbëve.
Shëndeti Mendor
Farat e kastravecit përmbajnë bakër, një mineral që stimulon ndërveprimin e nervave dhe shëndetin mendor.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org falë tyre, truri ushqehet me mineralet më të dobishme dhe organizmi është më pak i prekur nga stresi.
Inflamacioni
Farat e kastravecit luftojnë inflamacionin në organizëm që shkaktojnë sëmundje të ndryshme.
Ato rekomandohen kundër dhimbjeve të kokës, rrathëve të zinj të syve, njollave në lëkurë e të tjerë./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje