Limon me Kanellë – Për Kyçet, Kollën, Imunitetin

6.6k 0

Limoni dhe kanella mund të tingëllojnë një kombinim i pazakontë por në aspekt vlerash ‘bashkëjetesa’ e tyre në një kurë të vetme vjen natyrshëm.

Limoni është i famshëm për aftësitë detoksifikuese, forcimin e imunitetit, përmirësimin e tretjes, heqjen e njollave dhe rënien në peshë.

Kanella është e njohur për vlerat kundër mikrobeve, mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak, fuqinë kundër tumoreve, përmirësimin e tretjes e shumë të tjerë.

Kombinimi i të dy këtyre përbërësve është një nga kurat më mirëbërëse që mund të konsumoni për shëndetin tuaj.

Çfarë ndodh nëse përzieni limonin dhe kanellën?

Zbulojeni këtu në AgroWeb.org

Kundër dhimbjeve të kyçeve

Përzieni dy lugë çaji me kanellë pluhur, një lugë çaji me mjaltë dhe lëngun e një limoni.

Masën treteni në ujë dhe pijeni përpara se të hani mëngjes.

Kjo kurë lufton dhimbjet e artritit, enjtjen dhe dhimbjet e kyçeve.

Kundër mbipeshës

Lëngu i limonit djeg yndyrnat ndërsa kanella përshpejton ritmin e metabolizmit dhe ju ndihmon të digjni më shumë kalori.

Sa herë që të pini çaj, shtoni lëng limoni dhe kanellë që të përshpejtoni përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Kolla dhe e ftohura

Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C që forcon sistemin imunitar dhe shkurton kohëzgjatjen e gripit apo infeksionit.

Kanella shkatërron bakteret dhe virozat.

Konsumojini të dyja së bashku sa herë që të keni kollë apo të jeni ftohur.

Kundër rrudhave

Me limon dhe kanellë, ju mund të përgatisni një krem fantastik kundër rrudhave.

Përziejeni lëngun e limonit me pluhur kanelle dhe me të lyeni të gjithë fytyrën.

Mbajeni për 15 minuta aq sa antioksidantët të ushqejnë lëkurën dhe të përmirësojnë paraqitjen e saj.

Flokë të pastër

Limoni është i pasur me vitaminë C dhe pastron organizmin nga yndyra e tepërt.

Për më tepër, ai i jep shkëlqim flokut, ndërkohë që kanella e ushqen skalpin.

Masazhoni flokun me lëng limoni dhe kanellë përpara se të lani kokën me shampoo.

Detoksifikim i trupit

Trupi akumulon toksina dhe ka nevojë të çlirohet prej tyre rregullisht.

Lëngu i limonit është i dobishëm për mëlçinë, organi kryesor që ka detyrën të pastrojë organizmin.

Kanella neutralizon radikalet e lira dhe parandalon dëmet qelizore.

Kombinimi i të dyjave e pastron organizmin nga toksinat dhe ju mbron shëndetin./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.