Majdanozi dhe Produktet e Tjera që Largojnë Erën e Keqe të Gojës

2k 0

Majdanozi është një barishte që është kultivuar mbi tokë për më shumë se 2000 vjet me rradhë.

Ndonëse ai është jashtëzakonisht i pasur në vlera shëndetësore, majdanozi në shumë vende të botës përdoret kryesisht si garniturë.

Të shumtë janë ata që besojnë se majdanozi ka aftësi të mira për të hequr erën e keqe të gojës.

Ngjyra e ndezur e majdanozit vjen si pasojë e niveleve të larta të klorofilit, një përbërës që lufton bakteret dhe ka aftësi aromatike.

Që në vitet 50, u zbulua se një sasi prej 100 miligramës të këtij përbërësi neutralizonte erën e keqe të gojës, djersës, menstruacioneve, urinës dhe jashtëqitjes.

Më vonë u zbulua se përtypja e majdanozit mund të zbusë pak erën e fortë të gojës edhe pas konsumit të hudhrës.

Kura Të Tjera Kundër Erës Së Keqe Të Gojës

Përveç higjenës së mirë dentare, sipas studimeve të cilave i referohet AgroWeb.org rezulton se turshitë janë të mira kundër erës së keqe të gojës.

Ato janë të pasura me baktere të mira që përmirësojnë tretjen por edhe përmirësojnë mikroflorën në gojë.

Kastraveci është një kurë tjetër në trajtimin e erës së keqe.

Ju mund të vendosni një fetë kastravec në qiellzë për të eliminuar bakteret e këqija.

Kastraveci gjithashtu ul temperaturën në stomak që është një shkaktar tjetër i erës së keqe të gojës.

Gargara me ujë dhe uthull molle është pak e ashpër por largon erën e keqe të gojës dhe zbardh dhëmbët.

Gjethet e nenexhikut ose vaji esencial i tij i japin freski gojës dhe largojnë erën e keqe.

Gargara me vaj të arrës së kokosit është gjithashtu një mënyrë e rekomandueshme për të freskuar gojën dhe larguar bakteret e këqija.

Më i miri nga të gjithë besohet të jetë çaji jeshil.

Ky i fundit disinfekton gojën dhe i jep aromë neutral.

Megjithatë, çdo kurë e lartpërmendur ofron një zgjidhje të përkohshme të këtij problemi.

Shkaktarët E Erës Së Keqe Të Gojës

Sheqeri dhe drithërat konsiderohen si fertilizues të baktereve që shkaktojnë erën e keqe të gojës.

Këto produkte i bëjnë bakteret të dalin jashtë kontrollit.

Nëse vuani nga ky problem, AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni tek dentisti për të gjetur një zgjidhje më afatgjatë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.