Për Freskinë e Fytyrës dhe Trupit – Si të Përdorni Produktet e Shtëpisë

1.9k 0

Temperaturat e ftohta shkaktojnë shumë probleme me lëkurën.

Shpesh kërkojmë ngushëllim në produkte të shtrenjta kozmetike, duke harruar që kuzhina në përgjithësi dhe frigoriferi në veçanti, ofrojnë kurat më të mira për lëkurën.

Njollat e lëkurës

Merrni një lugë me kos dhe lyejeni fytyrën për të larguar njollat, skuqjen dhe tendosur poret.

Acidi laktik dhe yndyra e kosit e hidratojnë lëkurën.

Dhëmbët e verdha

Fërkojini dhëmbët me pjesën e bardhë të lëkurës së portokallit për t’i zbardhur natyralisht.

Acidi citric largon njollat dhe forcon dhëmbët.

Shpëlajini dhëmbët por mos i lani me pastë për të paktën një orë.

Për lëkurë të thatë

Hidhni një pikë mjaltë puro në kremin tuaj.

Mjalti do të ndihmojë në ushqimin e qelizave të lëkurës.

Për skuqje natyrale të faqeve dhe buzëve

Panxhari i freskët ofron atë nuancën e bukur që ju mungon në lëkurë.

Lyeni një pambuk me pak vaj arre kokosi dhe panxhar të freskët dhe më pas në lëkurë dhe në buzë.

Për flokët 

Përdorni një lugë çaji me sodë buke në shampon tuaj që të rigjallëroni flokët.

Kjo kurë duhet bërë vetëm një herë në javë.

Për celulitin

Kokrrat bluara të kafesë përdoren për të fërkuar trupin dhe zbutur lëkurën e prekur nga celuliti.

Kafeina ngushton enët e gjakut dhe rrit qarkullimin e tij në sipërfaqe.

Kafeina gjendet edhe në kremërat e syve dhe rekomandohet nga ekspertët.

Për lëkurë të ndjeshme

Tërshëra është e shijshme për stomakun dhe e mirë për lëkurën.

Përdorni tërshërën pluhur dhe përziejeni me larësin e fytyrës.

Masazhojeni lëkurën në lëvizje rrethore duke shmangur zonën e syve.

Më pas shpëlajeni si zakonisht.

Kjo kurë është ideale për njerëzit me lëkurë të ndjeshme.

Për pastrimin e lëkurës

Kur hasni vështirësi në heqjen e makiazhit atëherë përdorni vajin e arrës së kokosit.

Funksionon me të vërtetë dhe është krejt natyral.

Ndërkohë që e pastroni lëkurën mund edhe ta masazhoni atë, ose edhe ta mbani gjatë natës për një ushqim të mëtejshëm./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.