Mënyra e Përgatitjes së Çajit të Lulëkuqes Kundër Pagjumësisë

5.3k 0

Lulëkuqja që rritet kudo në Shqipëri është e njohur për vlerat e saj të rëndësishme shëndetësore.

Po të pyesni gjyshërit tuaj do t’ju tregojnë më shumë për aftësitë e lulekuqeve për të qetësuar dhe vënë në gjumë fëmijët.

Lulëkuqja ishte një nga lulet më të preferuara të Venusit, perëndeshës romake të bukurisë dhe dashurisë. Prej shekujsh lulekuqet janë pranuar si simbol i qetësisë, gjumit dhe paqes.

Kërcenjtë e lulëkuqeve jetemot janë përdorur nga amvisat shqiptare si pjesë e grupit të barërave të egër në përgatitjen e byrekut të famshëm me lakra të egra së bashku me hithrat dhe lëpjetat.

Lulëkuqja fuqizon sistemin imunitar, mbron shëndetin e zemrës, forcon kockat, rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon tretjen.

Por lulet e vogla të kuqe prodhojnë edhe fara të ngrënshme që janë të mbushura plot me minerale, substanca të shëndetshme, por edhe me alkoloidë që nëse merren në doza të mëdha mund të kenë efekte të forta.

Bima e lulëkuqes mund të përdoret edhe për çaj i cili shërben më së miri jo vetëm kundër ankthit dhe pagjumësisë por edhe për shëndetin në përgjithësi.

Si Të Përgatisni Çajin e Lulekuqes

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten një tufë e vogël me lulekuqe dhe 2 gota ujë.

Ziejeni ujin në një çajnik dhe lulet vendosini në një filxhan çaji.

Sipër tyre hidhni ujin e valuar, vendosini gotës një kapak dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta.

Më pas kullojeni lëngun dhe ëmbëlsojeni me mjaltë.

Ky çaj është shumë mirëbërës kundër nervozizmit, pagjumësisë dhe ankthit.

Ankthi përkeqësohet nga pagjumësia.

Ekspertët paralajmërojnë se ky çaj nuk duhet konsumuar nëse jeni shtatzënë ose përdorni ilaçe kundër depresionit.

Për më tepër, çaji është i pasur me zink dhe ky mineral arrin të stimulojë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe të forcojë reagimet e trupit ndaj substancave dhe agjentëve të huaj./AgroWeb.org