Një Mollë në Ditë Kundër Peshës së Tepërt

1.2k 0

Ekspertët i kanë klasifikuar mollët si një prej frutave më të mira kundër mbipeshës.

Sipas tyre, mollët përmbajnë shumë fibër që nxit ndjesinë e ngopjes.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në veçanti, pektina e cila gjendet tek mollët të mban të ngopur për shumë kohë.

Kjo do të thotë se sa më i ngopur të ndihet njeriu, aq më të pakëta do të jenë gjasat që ta teprojë me të ngrënin.

Për më tepër, mollët përmbajnë pak kalori.

Një kokërr mesatare përmban 100 kalori.

Ky është një lajm i mirë për ata që duan të bien në peshë.

Një studim i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se ngrënia e një-dy mollëve ose dardhave në ditë, ndihmon shumë në humbjen e peshës së tepërt.

Ky frut ul nivelin e glukozës në gjak dhe e ndihmon organizmin të heqë më shpejt peshën e padëshiruar.

Mollë Me Vete Çdo Ditë

Mollët janë fruta të cilat mund t’i marrësh me vete në punë shumë lehtë dhe për më tepër nuk kanë nevojë të ruhen në frigorifer.

Duke ngrënë mollë në vend të ushqimeve të shpejta siç janë patatinat, nuk do të shtoni në peshë, por do ta humbisni atë.

Mënyrat Më Të Thjeshta Për Të Ngrënë Sa Më Shumë Mollë

Me Tërshërë

AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni mollë me tërshërë dhe qumësht në mëngjes dhe do të ndiheni të ngopur deri në vaktin e rradhës

Sallata Me Mollë

Prijeni mollën në feta dhe shoqërojeni me sallatën tuaj të preferuar.

Molla kombinohet mirë me sallatën me bazë peshk ton ose mish pule.

Mish Pule Me Mollë

Molla kombinohet çuditërisht mirë me mishin e pulës.

Ju mund të bëni një panine me mish të pjekur pule dhe mollë ose ta konsumoni atë në një vakt të vetëm me garnitura të ndryshme.

Mollë Të Pjekura

Mollët e pjekura janë shumë të shijshme dhe përgatiten shumë lehtë.

Spërkatini me pak kanellë dhe futini në furrë për 45 minuta.

Mollë Me Feta

Prijini fetat sipas trashësisë së preferuar dhe lyejini me gjalpë kikiriku, arrë kokosi, kanellë, pluhur bajame ose kos, por jo të gjitha njëherësh në një pjatë. Zgjidhni vetëm njërën nga kombinimet./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.