Një Ushqim që Lufton Dhjamin e Tepërt dhe Diabetin – Si ta Përdorni

3.6k 0

Shenjat e kohës që kalon mund të jenë lehtësisht të dukshme në hartën e trupit tuaj.

Si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda çdo ditë organizmi juaj ju lëshon sinjale të cilat tregojnë probleme të ndryshme.

Ndonëse kohën nuk e ndaloni dot, falë natyrës mund të ndaloni plakjen dhe sëmundjet që vijnë me të.

Me vetëm një trajtim të thjeshtë do të mund të eleminoni një sërë problemesh të cilat kushdo që i has i vuan.

Diabeti, dhjami i tepert apo shenjat e rrudhave shpesh kanë të përbashkët jetesën jo të shëndetshme ndaj AgroWeb.org ju sugjeron që të kini parasysh si silleni me organizmin çdo ditë.

Si t’i luftoni?

Fatmirësisht zgjidhja është shumë më praktike nga sa mendoni.

Do ju duhet vetëm një përbërës kryesor i cili mund të gjendet në tregje dhe markete.

Po flasim për trëndafilin e egër dhe kokrrat e tij që janë një mrekulli për shëndetin.

Kokrrat e Trëndafilit të Egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut.

Trëndafili i Egër ose siç njihet me emrin botanik Rosa Canina e ka vendlindjen në Evropë dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë.

Kokrrat e trëndafilit të egër janë të pasura me antioksidantë që funksionojnë më së miri si antirrudhë natyrale.

Ato përmbajnë vitaminë C dhe yndyrna të shëndetëshme të cilat stimulojnë prodhimin e kolagjenit, mbrojnë lëkurën dhe e mbajnë atë të hidratuar.

Aplikoni vaj trëndafii të egër në fytyrë dhe lëkurë çdo ditë ju mbron nga rrezet e dëmshme të diellit UV dhe ju fal rininë për një kohë më të gjatë.

Një studim i vitit 2015 tregoi se konsumimi i vetëm 3 mg pluhur trëndafili të egër çdo ditë reduktoi rrudhat tek pjesëmarrësit dhe i dha elasticitet lëkurës.

Konsumimi i kësaj bime mund të ndihmojë edhe në uljen e masës dhjamore në trup, sëmundjet e zemrës si dhe me menazhimin e  diabetit.

Për shkak të vitaminës C dhe antioksidantëve, kateinës, kuercetinës e shumë përbërësve të tjera këto kokrra kanë aftësi të ulin inflamacion në organizëm.

Një tjetër studim tregon se konsumimi Ii40 mg pluhur kokrrash trëndafili të egër rezulton në uljen e kolesterolit të keq në gjak.

Ato gjithashtu parandalojnë obezitetin që mund të sjellë më pas një sërë gjendjesh shqetësuese në organizëm.

Kjo për shkak se përmbajnë tiliroside të cilat përshpejtojnë punën e metabolizmit dhe djegien e yndyrës./AgroWeb.org