Receta 5 Minutëshe me Xhenxhefil për Simptomat e Gripit Sezonal

3.2k 0

Xhenxhefili është i mbushur me antioksidantë, që ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve sezonale për shkak të vetive anti-inflamatore dhe antibakteriale që reduktojnë ënjtjen, dhimbjen dhe ndihmojnë trupin në luftën kundër infeksioneve.

Për më tepër, xhenxhefili mund të ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e procesit të tretjes duke rritur shkallën e metabolizmit, gjë që ndihmon më tej në humbjen e peshës.

Kjo recetë unike është një traditë në familjet indiane, që shërben për të kuruar problemet shëndetësore sezonale.

Një ilaç i tillë i bërë në shtëpi, përgatitet fare thjeshtë dhe në një kohë shumë të shkurtër.

Kjo recetë e xhenxhefilit në kombinim me përbërës të tjerë të fuqishëm, që AgroWeb.org sugjeron sot për ju, mund të jetë gjithçka që ju nevojitet për të shëruar dhimbjet e fytit, të ftohtit, tempraturën dhe kollën. Ndiqni më poshtë hapat e përgatitjes.

Përbërësit

  • 2 rrënjë të vogla xhenxhefili
  • ½ filxhani lëng limoni
  • 1/2 filxhan mjaltë
  • 2 lugë çaji piper i zi pluhur
  • ½ lugë çaji pluhur kanelle

Përgatitja

Merrni 2 rrënjë të volga xhenxhefil, lajini dhe thajini pa i hequr lëkurën, më pas piqini derisa të karbonizohen mirë.

Hiqni lëkurën e djegur dhe prisni në feta të holla xhenxhefilin.

Bashkoni në një enë qelqi fetat e xhenxhefilit, 1/2 filxhani mjaltë, 2 lugë çaji piper i zi pluhur, ½ lugë çaji pluhur kanelle dhe 2 lugë gjelle lëng limoni.

Përziejini mirë përbërësit derisa ato të bashkohen.

Konsumoni nga një fetë të vogël xhenxhefili dy ose tre herë në ditë./AgroWeb.org