Receta Fantastike e Pijes me Veti të Forta Shëruese

1.7k 0

Kjo pije merr shijen dhe aromën fantastike nga frutat e ngrira dhe vetitë anti inflamatore nga kaleja e freskët.

Kaleja është e mbushur me lëndë ushqyese si luteina, folati dhe vitamina K që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit dhe ngadalësimin e rënies së aftësive njohëse.

Nga ana tjetër hurmat shtojnë ëmbëlsi natyrale, ndërsa majdanozi edhe pse mund të mos jetë një përbërës tipik i pijeve, në këtë recetë shton më tepër aromë e shije. Por ju mund të mos e përdorni nëse nuk e preferoni, sepse pija është po aq e shijshme edhe pa të.

Ndiqni më poshtë recetën që AgroWeb.org sjell sot për ju dhe provoni ta përgatisni edhe vetë në shtëpi.

Përbërësit

  • 4 gota kale të prerë imët
  • 2 gota copa mango të ngrira
  • 1 filxhan me frut pasioni të ngrirë, pa farëra dhe të prerë në kubikë
  • 1 gotë kos
  • ½ gotë ujë
  • 3-4 hurma arabie pa fara
  • 1 degëz majdanozi e freskët (opsionale)

Përgatitja

Shtoni lakrën jeshile, mangon, frutin e pasionit, kosin, ujin, hurmat dhe majdanozin (nëse e përdorni) në një mikser. Përpunojeni masën me shpejtësi mesatare derisa përbërësit të kombinohen mirë derisa masa të bëhet kremoze dhe më pas konsumojeni. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.