Regjimi i Duhur Kundër Plakjes – Rregullat që Duhet të Ndiqni

2.9k 0

Lëkura është një nga hasrat më të mira për të kuptuar se ç’ndodh edhe brenda trupit.

Njollat, vijëzimet e holla në lëkurë, shenjat apo element të tjera që mund ta ndikojnë atë janë një tregues i shëndetit të plotë të organizmit.

E duke mbajtur këtë në mendje, sekreti për një rini të përhershme dhe lëkurë më të re e të rigjeneruar fillon pikërisht nga brenda.

Ne jemi çfarë hamë dhe kjo është mëse e vërtetë në çdo rast.

Ndaj për të qëndruar gjithnjë në formë e për një lëkurë pa rrudha ktheni sytë nga çdo gjë që konsumoni.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju shpjegon dietën e duhur për të ruajtur lëkurën dhe të gjithë shëndetin tuaj.

Çfarë të konsumoni

  • Vaj ulliri
  • Peshk
  • Qumësht pa yndyrë
  • Ujë ose çaj
  • Fruta dhe perime
  • Vezë
  • Arrorë
  • Bishtajorë

Konsumoni më pak

  • Gjalpë
  • Mish të kuq
  • Ëmbëlsira
  • Pije me gaz
  • Qumësht me yndyrë
  • Margarinë
  • Patate

Më shumë Vitaminë C

Në luftën kundër rrudhave apo shenjave në fytyrë, vitamina C është një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë.

Pra konsumoni sa më shumë fruta dhe perime pasi janë një burim i mirë vitaminash dhe antioksidantësh të cilët frenojnë radokalet e lira dhe plakjen.

Pini një gotë me lëng portokalli çdo mëngjes, konsumoni më shumë speca të kuq dhe rrush gjatë drekës dhe më shumë brokoli në vaktin e darkës.

Këto kombinojini me ushqime të tjera të pasur ame vitamina duke filluar që nga bishtajoret apo peshku.

Më shumë Omega-3

Nëse ju ndodh shpesh të konsumoni vakte jashtë shtëpisë për shkak të punës, sigurohuni të konsumoni ushqime me yndyrna të shëndetshme.

Kështu është edhe salmoni, i pasur me omega-3 i cili ul shfaqjen e rrudhave në lëkurë me 25%.

Mund të konsumoni edhe ushqime të tjera si arrat, vaji i peshkur apo farat e linit si burime të mira të omega -3

Më pak sheqer dhe bukë

Në çdo 50 gramë karbohirate që konsumoni, rrisku pë rtë zhvilluar rrudha apo shenja në lëkurë rritet me 28% sipas ekspertëve.

Kjo mund të lidhet me disa molekula të cilat formohen nga sheqeri dhe proteinat të cilat sulmojnë kolagjenin dhe elastinën duke e bërë lëkurën të duket më e vjetër.

Nëse ju pihet diçka e ëmbël gjatë darkave zgjidhni të konsumoni një filxhan çaj me mjaltë apo me qumësht pa yndyrë dhe kakao./AgroWeb.org