Si Ju Ndihmon Turmeriku të Humbisni në Peshë – Erëza e Veçantë e Gatimeve Tuaja

1.3k 0

Është një nga erëzat më të kërkura vitet e fundit dhe jo më kot.

Mund ta gjeni si rrënjë ose në versionin e tij më të përhapur si të bluar në pluhur ngjyrë portokalli të ndezur.

Arsyeja se përse ju duhet ta përdorni patjetër vjen nga vlerat e mëdha që i dhuron organizmit.

Në veçanti për ata që duan të humbasin në peshë apo të mbajnë në peshë ideale trupore.

Largon yndyrën e tepërt

Vetëm një pije me tumerik në ditë di ju ndihmojë të digjni shumë më shumë yndyrë nga s amendoni.

Sipas studiuesve në Universitetin e Tufts në Masaccusets, tumeriku ndihmon në elemiminin e yndyrës së tepërt me 47% në vetëm 3 muaj.

Ata shpjegojnë se kurkumina, një polifenol që ndodhet në erëz, bllokon rritjen e enëve të gjakut që furnizojnë indet dhjamore, duke e shtyrë trupin të djegë dhjamin në vend që ta ruajë atë.

Frenon oreksin

Turmeriku ju ndihmon të frenoni oreksin e tepërt dhe ul dëshirat për ushqime kalorike.

Kjo sepse kurkumina që gjendet tek kjo erëzë ka aftësinë t’ju bëj të ndiheni më të ngopur dhe t’ i japë një shtysë metabolizmit për të djegur më shumë kalori.

Shkrin qelizat dhjamore

Kurkumina, përbërja aktive që gjithashtu i jep tumerikut ngjyrën e tij të artë, nxit qelizat dhjamore që të shkatërrohen.

Efekti i tij është aq i fuqishëm sa në një studim të publikuar në revistën Drug Research, pjesëmarrësve ju dha 1 lugë me turmerik ccdo ditë dhe humbën 6.6 herë më shumë yndyrë trupore dhe 7.6 herë më shumë dhjam në zonën e barkut.

Duke qenë se vetitë e tij janë të mrekullueshme AgroWeb.org ju tregon edhe disa mënyra se si ta përgatisni e ta konsumoni me pak kalori e shumë shije.

Pija e artë e dimrit

Përbërësit

  • 250 ml qumësht
  • 2 lugë ccaji nga pluhuri i turmerikut
  • 1 lugë çaji sheqer kaf sipas dëshirës

Përgatitja

Vendosni qumështin të ziejë dhe në të shtoni tumerikun bashkë me sheqerin kaf.

Kur të jetë gati hiqeni nga zjarri dhe mund ta konsumoni të ngrohtë.

Të njejtën recetë mund të ndiqni edhe nëse doni të shtoni pak kafe ekspres apo turke brenda për një shije më të fortë./AgroWeb.org