Piperi i Kuq Djegës Kundër Sëmundjeve – Si ta Përgatisni Vetë

3k 0

Cilësia më e mirë e piperit të kuq djegës gjendet tek antioksidantët që kjo erëz ofron me kaq bujari.

E kujt ia kishte marrë mendja që një lugë me piper të kuq ofron shumë herë më tepër se ndjesinë e djegies.

Piperi i kuq djegës është një erëz mirëbërëse e cila e ndihmon organizmin të mbrohet kundër sëmundjeve.

Së fundmi është zbuluar që piperi i kuq djegës ndihmon trupin të luftojë inflamacionin dhe sëmundjet në përgjithësi por edhe problemet autoimunitare dhe disa lloje qelizash të dëmshme.

Cilësia më e mirë e piperit të kuq djegës gjendet tek antioksidantët që kjo erëz ofron me kaq bujari.

Në të njëjtën mënyrë si shumë prej ushqimeve dhe erëzave të pasura me ushqyes, piperi i kuq djegës ka aftësinë të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak dhe të trajtojë diabetin.

Për shkak të sasisë domethënëse të antioksidantëve, piperi i kuq djegës mbron sytë nga shumë sëmundje. Kjo erëz përmban vitaminë A, luteinë dhe zeaksanthinë, që njihen si antioksidantë të fuqishëm.

Piperi i kuq djegës ndez shqisat por ai e mban zemrën dhe të gjithë sistemin kardiovaskular në formë optimale.

Piperin e kuq djegës mund ta përgatisni shumë lehtë në shtëpi.

Përbërësit

  • 10 -15 speca djegës
  • 10 -15 speca të kuq

Udhëzimet

Piperi i kuq djegës vjen nga speci që mban emrin botanik Capsicum Pepper. Piperin ju mund ta përgatisni nga specat djegës ose nga specat e kuq që kanë një shije më të butë. Përzgjedhja varet nga intensiteti i djegies që kërkoni në një erëz apo perime të tillë.

Përgatitja e erëzës kërkon 10-15 fidanë të vegjël të specave djegës ose specave të kuq. Nëse kërkoni speca për mbushje, turshi apo konsum të përgjithshëm duhet të mbillni shumë prej tyre.

Alternativa #1: Lidhini specat njëri me tjetrin dhe varini duke i mbajtur në një vend të thatë. Tharja e tyre zgjat një vit.

Alternativa #2: Thajini specat e kuq në furrë ose në sobë druri për 3 orë ose më shumë.

Specat duhet të jenë plotësisht të thatë për të nxjerrë prej tyre piperin e kuq. Pas tharjes, largoni farat dhe bishtat. Farat mund t’i ruani dhe t’i përdorni për mbjellje të specave në kushtet e shtëpisë.

Prijini specat e thatë në copa shumë të vogla që të bluhen në aparatin për bluarjen e kafesë apo të erëzave.

Nëse keni vendosur të përdorni vetëm speca djegës, atëherë mos i hidhni farat por bluajini edhe ato që piperi të jetë sa më djegës.

Nëse keni makineri të posaçme bluarjeje hidhini specat me gjithë fara dhe bluajini deri sa të përfitoni një pluhur të hollë.

Specat kërkojnë shumë kohë për bluarje, ndaj sigurohuni që pluhuri i formuar i piperit të jetë i njëtrajtshëm.

Pluhurin e kuq të piperit mund ta ruani në një kavanoz të mbyllur hermetikisht. Cilësia dhe freskia e piperit është e pandryshueshme për një vit të tërë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.