Si të Ushqeheni Shëndetshëm në Pranverë

1.1k 0

Pranvera ka ardhur dhe bashkë me të edhe frutat dhe perimet që e shoqërojnë.

Tregjet po mbushen me produkte të reja dhe tundimi për t’u ushqyer shëndetshëm është më i fortë se kurrë.

AgroWeb.org do t’ju tregojë mënyrat më të mira se si të ushqeheni shëndetshëm në këtë stinë të re dhe domethënëse për organizmin.

Niseni ditën me perime

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, ku duhet të përfshini perimet me anë të të cilave do të përfitoni një sërë vlerash ushqimore dhe shëndetësore.

Doza ditore e duhur e perimeve është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë.

Përpiquni t’i përfshini perimet në omletë. Të përgatisni panine me domate dhe kastravec, të hani domatet me fasule të grira ose provoni avokado të grirë të përzier me vaj ulliri.

Në paninen tuaj të mëngjesit mund të shtoni spinaq, fasule, vezë, speca, panxhar, patate të ëmbël, kos, kanellë dhe arra.

Ajo çfarë ka mbetur nga gatimi i darkës, gjen vend patjetër në mëngjesin e ditës së nesërme.

Gatuaj një herë, ushqehu shëndetshëm gjithë javën

Shpenzoni disa orë të dielave ose ndonjë ditë pushimi për të larë, qëruar dhe prerë perimet.

Gatuani bishtajoret e preferuara, drithërat dhe supën që ju pëlqen më shumë, piqni filetot e pulës ose zieni disa vezë.

Ruajini në frigorifer dhe i keni gati për të ngrënë një drekë të shëndetshme kur të ktheheni nga puna.

Perimet e pjekura

Pjekja e perimeve nxjerr në pah ëmbëlsinë e fshehur të tyre, por edhe u jep një nuancë tymosjeje që është shumë e preferuar.

Piqini perimet dhe përdorini gjatë gjithë javës, në sallata, makarona ose panine.

Pastrim pranveror i kuzhinës

Riorganizoni përmbajtjen e frigoriferit tuaj, në mënyrë të atillë që ushqimet e shëndetshme të jenë në rrezen e shikimit. Ndërkohë që ushqimet e tjera që përdoren më rrallë të jenë të sistemuara pas tyre.

Në këtë mënyrë, ushqimet e shëndetshme janë gjëja e parë që do të shikoni kur të keni uri.

Zgjidhni me kujdes

Nëse keni vendosur të hani jashtë, vendosni paraprakisht mbi ushqimet që do të porosisni, duke nisur nga buka, vera apo ëmbëlsira.

Nëse do të porosisni të gjitha, me siguri nuk do të reshtni së ngrëni dhe duke konsumuar kalori të panevojshme./AgroWeb.org