Trajtimi i Thjeshtë me Dy Përbërës Kundër Akneve – Kujdesi për Fytyrë të Pastër

1.5k 0

Problemet me lëkurën e sidomos atë të fytyrës janë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Janë shumë të përhapura në forma të ndryshme, duke filluar që nga irritimet, aknet, skuqjet, poret e hapura apo rrudhat e tepërta.

Mund të kthehen në një problem shqetësues dhe në një stres të vërtetë nëse janë kronike, pasi ndikojnë në pamjen tuaj të jashtme.

Aknet mund të zhvillohen në çdo fazë të jetës në varësi të regaimeve të trupit dhe niveleve hormonale tek çdo njeri.

Megjithëse ekzistojnë shumë kura mjekësore për t’i parandaluar dhe shëruar ato edhe mënyrat natyrale janë gjithnjë efikase.

Ndaj në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon një nga këto kura që mund t’a përgatisni në shtëpitë tuaja vetëm me dy përberës.

Lëngu i limonit dhe e bardha e vezës sipas dermatologëve bëjnë një mrekulli kur vendosen në fytyrë për shkak të vlerave kurative që kanë.

Vlerat e të bardhës së vezës

Vezët njihen për vitaminat dhe vlerat e tyre të jashtëzakonshme në organizëm.

Këtu sigurisht që nuk përjashtohet as e bardha e tyre e cila përmban një miks multi vitaminash që ushqejnë fytyrën.

Të pasura me vitaminë B, një antioksidant i fortë që mbron lëkurën nga çlirimi i radikaleve të lira dhe dëmtimi.

Në këtë mënyrë fytyra juaj do të këtë pore më të vogla dhe rrudha më të zbehta.

Një tjetër substancë që ndihmon drejtpërdrejtë aknet apo puçrat është lysozyme që gjendet me shumicë tek e bardha e vezës.

Në këtë mënyrë veza lufton bakteriet dhe rigjeneron qelizat duke zhdukur dhe parandaluar puçra të reja në fytyrën tuaj.

Vlera e lëngut të limonit

Limoni njihet si një disifektant shumë i mirë dhe efikas në shumë nga përdorimet e tij brenda dhe jashtë kuzhinës.

Pra një zgjidhje e përkryer, shumë e lehtë për t’u gjendur për këdo që ka probleme të yndyrës dhe akneve.

Vlerat dhe vitaminat që përmban mbyllin poret e mëdha duke reduktuar edhe prodhimin e sebumit, pra yndyrës në fytyrë.

Duke qënë i pasur me acid citri, limoni ka veti zbardhëse dhe ndihmon në zbardhjen e fytyrës nga shenjat që lënë pas aknet.

Po ashtu ndihmon në zhdukjen e qelizave të vdekura të fytyrës duke parandaluar edhe rrudhat e reja të fytyrës.

Vitamina C është një tjetër antioksidant shumë i mirë që ndihmon kundra proçesit të plakjes dhe dhuron një lëkurë të butë dhe elastike.

Vetitë e këtyre dy përbërësve të mrekullueshëm AgroWeb.org, ua sjell të bashkuara në një trajtim të veçantë që mund t’a përgatisni në shtëpitë tuaja.

Më poshtë ndiqni hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes se kësaj maske të thjeshtë, por shumë kuruese.

Përbërësit

1 e bardhë veze

1 lugë çaji lëng limoni

Përgatitja

Për të nisur përgatitjen e kësaj maske AgroWeb.org ju këshillon të ndani fillimisht të bardhën e vezës nga e verdha.

Hidheni të bardhën në një enë të veçantë dhe vazhdoni me përgatitjen e limonit.

Shtrydhni lëngun e limonit të freskët në masën e parashikuar dhe bashkojeni me të bardhën e vezës.

Trazojini të dy përbërësit për disa minuta, nëse dëshironi mund të zgjidhni edhe t’i përzieni me anë të një rrahësi elektrik.

Në këtë mënyrë veza do të krijojë shkumë e bardhë të zakonshme dhe mund t’a përdorni si maskë në këtë formë.

Gjithësesi nëse nuk keni kohë për t’a kryer të gjithë këtë proçes, thjesht përziejeni për disa sekonda.

Në çdo rast vendoseni maskën në fytyrë të pastruar dhe të sapo larë më parë.

Sipas dëshirës mund të vendosni disa shtresa të kësaj maske në fyrtyrën tuaj pasi shtresa e parë të jetë tharë mjaftueshëm.

Pasi t’a keni vendosur në fytyrë relaksohuni dhe lëreni të thahet për 10 -15 minuta.

Më pas mund t’a shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të vakët dhe t’a thani me kujdes.

Përsëriteni këtë proçes rreth 2-3 herë në javë.

Zakonisht përdoreni pasi të dilni nga dushi kur fytyra është e pastër dhe porët janë të hapura.

Nëse ju mbetet masë nga maska e krijuar AgroWeb.org ju këshillon t’a ruani të mbyllur në frigorifer, jo më shumë se tre ditë./AgroWeb.org