Për Uljen e Tensionit të Gjakut – Zbuloni Efektet Magjike të Kakaos

4.9k 0

Vlerat shëndetësore të kakaos përfshijnë lehtësim nga një sërë problemesh shëndetësore, si tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli, mbipesha, konstipacioni, diabeti, azma bronkiale, sindroma e lodhjes kronike dhe një sërë sëmundjesh nervore.

Kakaoja është plot vlera kur bëhet fjalë për shërimin e plagëve, kujdesin ndaj lëkurës, shëndetin kardiovaskular dhe atë të trurit.

Kakaoja vjen në ndihmë edhe në trajtimin e pamjaftueshmërisë së bakrit. Ajo përmirëson humorin dhe mbron neuronet nga toksinat.

Kokrrat e kakaos janë fara të fermentuara të pemës së kakaos, e cila në Latinisht njihet si Theobroma cacao, që do të thotë “Ushqim për Perëndinë”.

Pema e kakaos është 3-7 metra e lartë. Ajo rritet në vende me klimë tropikale.

Kakaoja luan një rol thelbësor edhe në prodhimin e çokollatës. Vlerat shëruese dhe medicinale të kakaos janë përmendur dhe lavdëruar që në kohën e qytetërimit Maja dhe Aztekëve të lashtë.

Vlerat ushqimore të Kakaos

Kakaoja është e pasur me minerale siç janë hekuri, magnezi, kalciumi, fosfori, bakri dhe mangani.

Ajo është një burim i mirë seleniumi, kaliumi dhe zinku. Kakaoja e ushqen trupin me karbohidrate, proteina dhe fibër dietike.

Për më tepër, kakaoja përmban nivele shumë të ulëta kolesteroli. Kakaoja përmban yndyrna mono-të-pangopura, siç është acidi oleik dhe yndyrna të ngopura siç janë acidi palmitik dhe steraik.

Vlerat shëndetësore të kakaos

Kakaoja lufton inflamacionin, alergjitë, radikalet e lira dhe përmban shumë antioksidantë. Ajo i bën mirë shëndetit të njeriut përmes disa mënyrave.

Tensioni i gjakut

Kakaoja e pasur me flavonoidë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e elasticitetit të enëve të gjakut. Studimet shkencore kanë treguar se kakaoja ka ndikim pozitiv në tensionin e gjakut shumë më tepër se çaji jeshil apo ai i zi.

Prania e antioksidantëve tek kakaoja stimulon prodhimin e oksidit nitrik që ndihmon në qetësimin e enëve të gjakut. Për më tepër, ajo ndihmon në ruajtjen e shëndetit të sistemit qarkullues.

Antioksidantët

Studimet krahasimore kanë treguar se kakaoja përmban më shumë antioksidantë se çaji apo vera e kuqe. Antioksidantët neutralizojnë radikalet e lira në organizëm. Për më tepër, kakaoja është e mbushur me substanca të dobishme siç janë flavonoidët.

Pamjaftueshmëria e bakrit

Kakaoja përdoret në trajtimin e pamjaftueshmërisë së bakrit. Studimet kanë provuar se kakaoja shkakton përmirësime domethënëse në nivelet e hemoglobinës, likocitet dhe përmbajtjen e bakrit tek pacientët.

Ajo ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të shkaktuara nga mungesa e bakrit siç është anemia, neutropenia dhe leukopenia.

Pamjaftueshmëria e magnezit

Kakaoja luan rol parandalues në pamjaftueshmërinë e magnezit. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se konsumi i rregullt i produkteve të kakaos ka vlera të rëndësishme kundër dëmeve të shkaktuara nga mungesa e magnezit për një kohë të gjatë.

Kujdes!

Kafeina

Kakaoja është burim kafeine dhe konsumi i tepërt i saj shkakton një sërë efektesh anësore si urinimi i tepërt, pagjumësia dhe rrahjet e çrregullta të zemrës.

Kafeina e tepërt mund të përkeqësojë simptomat e ankthit dhe diaresë.

Konsumi i tepërt i kafeinës gjatë ushqyerjes me gji mund të shkaktojë parehati abdominale tek foshnjet. Kakaoja mund të përkeqësojë refluksin apo urthin.

Ajo nuk këshillohet të përdoret përpara një ndërhyrje kirurgjikale për të shmangur efektet e mundshme në nivelin e sheqerit në gjak./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.