Djegia e Qiellzës, si ta Trajtoni Lehtë në Kushtet e Shtëpisë

2.3k 0

Na ndodh shpesh që nga uria t’i dorëzohemi tundimit për të shijuar gatimet e shtëpisë, pavarësisht temperaturës së lartë.

Por kjo nuk ndodh pa pasoja, sidomos për qiellzën ku nxehtësia e ushqimit shkakton djegie të menjëhershme.

Ky problem mund të trajtohet mjaft lehtë në shtëpi me kura natyrale, disa prej të cilave përfshijnë kosin, qumështin, xhelin e aloe verës dhe mjaltin.

Djegia E Qiellzës

Goja e njeriut përmban inde mjaft delikate të cilat digjen lehtë nga ushqimet dhe pijet e nxehta.

Një copë picë mund të shkaktojë djegie të qiellzës për shkak të djathit i cili gjatë pjekjes arrin në temperaturë të lartë.

Shumica e djegieve në gojë si pasojë e ushqimit janë të gradës së parë.

Me shërimin e zonës së djegur, që zgjat për një javë, qelizat e vdekura i çelin rrugën atyre të rejave.

Disa Kura Natyrale Për Shërimin E Qiellzës

Uji I Ftohtë

Njerëzit që përjetojnë djegie të tilla duhet të jenë në kontakt me ujin e ftohtë për të paktën 10 minuta.

Në rastin e gojës, AgroWeb.org ju këshillon se ju duhet të mbani ujin e ftohtë në kontakt me qiellzën dhe ta zëvendësoni atë menjëherë sapo uji të ngrohet.

Kubat e akullit nuk rekomandohen sepse mund të dëmtojnë qiellzën më tej.

Qumështi Ose Kosi

Kosi ose qumështi zbusin ndjeshëm shqetësimin e krijuar nga përcëllimi i qiellzës.

Ato krijojnë një shtresë të përkoshme që pengon irritimin e mëtejshëm të plagës.

Aloe Vera

Xheli i aloe verës është efikas kundër djegieve të jashtme dhe zbut inflamacionin.

Ai gjithashtu qetëson skuqjen e zonës së djegur.

Mjalti

Mjalti përshpejton shërimin e qiellzës dhe parandalon grumbullimin e mikrobeve.

Në këtë mënyrë, mjalti shmang çdo infeksion të mundshëm.

Gargarë Me Ujë Të Kripur

Kur lëkura dëmtohet, ajo bëhet më e ndjeshme ndaj infeksioneve.

AgroWeb.org ju këshillon se gargara me ujë të kripur shmang çdo infeksion në mënyrë natyrale.

Gargara duhet bërë dy ose tre herë në ditë, deri sa plaga të shërohet.

Ushqimet E Buta

Zona e qiellzës është mjaft delikate pas djegies.

Lëkura e re që formohet është e butë dhe ushqimet e forta mund të shkaktojnë më shumë dëm dhe dhimbje.

Ushqimet e buta dhe të lëngshme garantojnë shërimin e shpejtë të lëkurës.

AgroWeb.org ju këshillon se vezët, supa, kosi janë disa ushqime që ju ndihmojnë për këtë problem.

Përkujdesja Ndaj Lëkurës

Ndërsa lëkura shërohet, ajo do të mbetet delikate për pak kohë.

Tregoni kujdes kur lani gojën me furçë dhe përpiquni të mos hiqni lëkurën e djegur me duar sepse mund të nxisni infeksionin.

Shmangni pijet e ngrohta deri sa plaga të shërohet./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.