Flokë të Mbledhur apo të Lëshuar? – Si Duhet të Flini për të Shmangur Dëmtimin e Tyre

2.2k 0

Flokët kanë nevojë për gjumë po aq sa lëkura juaj. Ndoshta nuk e keni kuptuar, por fjetja me flokët e lëshuar mund të shkaktojë shumë dëm.

“Bright Side” tregon se si gjumi me flokë të lëshuar mund të ndikojë tek ju.

Ju mund të zgjoheni me flokë të ngatërruar

Kur rrotulloheni në gjumë, flokët bëhen nyje. Kjo ndodh për shkak të fërkimit që krijohet kur flokët fërkohen me jastëkun.

Jo vetëm që do të zgjoheni me flokë të çrregullt, por ky dëmtim i përsëritur mund të dobësojë fijet tuaja.

Mund t’ju shkaktojë puçrra

Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, të prirur për puçrra është një ide e mirë që flokët të mos ju prekin në fytyrë.

Produktet që përdorni për mirëmbajtjen e flokëve mund të bllokojnë poret tuaja. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë acarim të lëkurës.

Në fakt, njerëzit me flokë të gjatë madje mund të kenë puçrra në shpinë.

Mund të ngadalësojë rritjen e flokëve

Kur flokët ngatërrohen, kjo do të thotë që kutikula e tyre ngrihet dhe qëndron e hapur.

Flokët e dëmtuar rriten ngadalë dhe nëse po ëndërroni flokë të gjatë, sigurohuni që t’i mbroni ndërsa jeni duke fjetur.

Flokët mund të duken shumë të ashpër

Jastëku juaj mund të jetë përgjegjës për flokët tuaj të djegur, sepse sa më shumë fërkime krijohen, aq më shumë lagështi avullohet prej tyre.

Mund të shkaktojë maja dyshe

Skajet e ndara nuk janë vetëm të bezdisshme, por nuk duken as bukur. Nëse nuk i lidhni flokët para se të shkoni në shtrat, lëvizjet tuaja gjatë gjumit mund të dëmtojnë flokët.

Mund të ndikojë në cilësinë e gjumit

Kur jeni duke fjetur, flokët mund të fërkohen në fytyrë dhe t’ju prishin gjumin. Mënyra më e mirë për t’u kujdesur për flokët para se të flini është t’i pastroni butësisht dhe t’i kapni bishtalec pa i shtrënguar./Burimi:Panorama