Fryrja ose enjtja e këmbëve është një problem që ndodh shpeh herë tek njeriu, e veçanërisht tek gratë.
Ky problem shpesh shkaktohet nga lodhja dhe dhimbja, sikleti i së cilës ndihet më së shumti në mbrëmje gjatë kohës kur shtrihemi për gjumë.
Fryrja e këmbëve mund të reflektojë lodhjen e trupit gjatë ditës ashtu si edhe simptomat e një sëmundjeje që ka prekur organizmin.
Megjithëse fryrja ose enjtja nuk është një rast shqetësues në përgjithësi, simptomat e saj shërbejnë si një sinjalizues i komplikacioneve të tjera shëndetësore.
Çfarë e shkakton fryrjen e këmbëve?
Përdorimi i këpucëve jo të rehatshme, këpucët apo çizmet që ngushtojnë apo ushtrojnë presion tek damarët e këmbëve të cilat mund i mbajmë përdisa orë gjatë ditës.
Të punosh në këmbë apo të qendrosh në këmbë për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion.
Mungesa e aktivitetit dhe ushtrimeve fizike.
Konsumimi i tepërt i kripës nxit akumulimin e lëngjeve.
Toksinat.
Problemet me veshkat.
Varriçet, endemat dhe artriti.
Mbipesha etj
Çfarë diete duhet të ndjekësh?
Dieta apo mënyra e ushqimit është faktori më bazik në pastrimin e organizmit nga toksinat.
Simptomat e fryrjes së këmbëve sinjalizojnë se diçka në organizmin tuaj nuk po shkon mirë dhe indet janë dobësuar apo lënduar dhe se jeni duke akumuluar shumë lëngje helmuese.
Toksinat e akumuluara shkaktojnë komplikacione në stomak dhe rrisin nivelin e aciditetit në gjak.
Për të parandaluar të gjitha këto probleme vjen në ndihmë mënyra e të ushqyerit.
Ushqimet e ndaluara
Ushqimet e kripura.
Ushqimet e skuqura apo të procesuara.
Uthullat apo mustarda.
Produktet me sasi të lartë mielli.
Ushqimet me sasi të lartë sheqeri.
Mishi i kuq.
Mënyra e duhur e të ushqyerit
Një dietë rigoroze e shëndetshme në largimin dhe pastrimin e lëngjeve toksike të akumuluara është shumë e rëndësishme.
Të paktën një herë në javë përpiquni të pini 3 litra ujë në ditë.
Niseni ditën duke konsumuar një gotë me lëng limoni.
Mëngjesi: Qumësht me tërshërë dhe një kokërr mollë.
Dreka: Supë me perime dhe sallatë me domate. Patëllxhanë të pjekur dhe një grusht me rrush.
Darka: Karrota të grira të marinuara me lëng limoni dhe disa feta panxhari të kuq të zjerë, pak peshk të pjekur në furrë dhe disa feta dardha apo ananasi si fruta.
Për një rezultat të plotë përpiquni të ndiqni këtë mënyrë ushqimi për një javë duke përfshirë konsumimin e sa më shumë ujë si dhe mollë dhe rrush.
Ushtrimet fizike për lehtësimin e fryrjes së këmbëve
Nëse bëni një jetë pasive me pak akitivitet fizik, venat dobësohen dhe organet nuk funksionojnë siç duhet, gjaku nuk qarkullon normalisht dhe kjo shkakton ndjesinë e rëndesës në trup, fryrje dhe nxit akumulimin e lëngjeve toksike.
Si mund ta evitoni këtë? Dedikojini të paktën një orë në ditë aktivtetit fizik apo ushtrimeve fizike.
Të ecësh është një mënyrë e riaktivizimit të energjisë. Një nga këshillat më të vlefshme gjthashtu është ajo e notimit , ngjitja dhe zbritja e shkallëve, pedalimi i biçikletës etj.
Qetësimi i këmbëve
Mbajtja e këmbëve për disa minuta të ngritura mbi një sipërfaqe të lartë, apo të mbështetura në mur teksa shtriheni është një mënyrë e mirë e relaksimit të tyre.
Masazhimi i tyre me vaj bajamesh apo vaj ulliri apo futja e këmbëve në ujë të ngrohtë me kripë janë dy mënyra të mrekullueshme për largimin e ndijesisë së rëndesës dhe fryrjes gjithashtu./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje