Si të Keni Flokë më të Trashë që Nga Rrënja – Trajtimet Natyrale

2k 0

Teksa vitet kalojnë, flokët janë ndër pjesët e dukshme të trupit që preken.

Nëse papritur vuani nga rënia e flokëve, hollimi i tyre apo keni pasur gjithnjë flokë të hollë dhe doni të gjeni një zgjidhje për t’i pasur ato më të plota, mjafton t’i trajtoni në mënyrën e duhur.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon si të përdorni vajrat natyralë për të forcuar dhe trashur flokët tuaj që nga rrënja.

Vaji i ricinit

Vaji i ricinit vjen nga bima ricinit dhe është përdorur tradicionalisht për qëllime medicinale, kryesisht për shkak të vetive shëruese për lëkurën.

Ndryshe mund ta njihni si vaj kastori dhe mund ta përdorni për një sërë trajtimesh.

Ky vaj njihet për vetitë e tij në shërimin e plagëve të lëkurës si dermatiti apo infeksionet e lëkurës.

Gjithësesi sot  do të flasim se si ta përdorni vajin e ricinit për të rigjeneruar dhe rritur flokët tuaj.

Ekspertët thonë se ky vaj luan një rol kyç në rritjen e flokëve pasi rregullon në qarkullimin e mirë të gjakut në lëkurën e kokës.

Për më tepër, vaji i ricinit është i pasur me vitaminë E dhe një lloj yndyre të quajtur acid ricinoleik që zbut inflamacionin, një tjetër shkak ky i humbjes së flokëve me kalimin e moshës.

Si ta përdorni?

Për të nisur me trajtimin mjafton të hidhni pak vaj ricini në pëllëmbët e duarve tuaja dhe lyeni skalpin e kokës më lëvizje rrethore.

Sigurohuni që të lyeni mirë të gjithë kokës dhe nëse dëshironi mund ta kaloni edhe në gjatësinë e flokëve apo në maja.

Kjo do t’i mbrojë flokët tuaj dhe do t’i forcojë më shumë ato.

Një tjetër mënyrë është të përzieni një lugë gjelle me vaj ricini, një lugë vaj kokosi dhe një lugë vaj esencial rozmarine.

Vendoseni këtë përzierje në kokë duke masazhuar për 30 minuta.

Më pas lajini flokët me shampo si zakonisht.

Këtë trajtim përdoreni të paktën dy herë në javë për rezulatate sa më të mira./AgroWeb.org