Lëngu i Kockave për Rininë Afatgjatë të Lëkurës

8.8k 0

Kolagjeni është një proteinë që trupi e prodhon natyralisht. Ajo është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe gjallërisë së lëkurës.

Kolagjeni gjendet në çdo organ të trupit, përfshirë kocka, lëkurë, ligamente dhe kërce.

Kolagjeni bashkëpunon me proteinën elastinë për të ruajtur elasticitetin e indeve.

Dielli, ndotja, radikalet e lira dhe duhanpirja, janë gjithashtu përgjegjës për rënien e sasisë së prodhuar të kolagjenit.

Trupi prodhon vazhdimisht kolagjen për të riparuar dëmet, por pas moshës 35-40 vjeçare, prodhimi dhe cilësia e tij zbehet.

Lajmi i mirë është se, përveç trajtimeve kozmetike, ushqimi është një tjetër burim i pasur me kolagjen që ndihmon në trajtimet kundër plakjes.

Një prej më të mirëve është padyshim lëngu i kockave.

Lëngu i Kockave Për Rininë Afat-Gjatë Të Lëkurës

Lëngu i kockave është jashtëzakonisht i pasur me proteina dhe sasi domethënëse mineralesh, siç është kalciumi dhe fosfori.

Së fundmi, shumë njerëz të famshëm i thurin lavde lëngut të kockave për vetitë e tij kundër plakjes.

Pirja e rregullt e tij, është thelbësore për furnizimin e trupit me kolagjen dhe mirëmbajtjen e rinisë së lëkurës.

Me përdorimin e vazhdueshëm të lëngut të kockave, do të vëreni se lëkura juaj do të jetë më e ushqyer me vitamina, më elastike, më e butë, rrudhat do të zbuten dhe ajo do të ketë shkëlqimin rinor.

Ky lëng rekomandohet edhe për njerëzit që kanë lëkura problematike me akne apo ata që vuajnë nga ekzema.

Si Të Përgatisni Lëngun e Kockave

Përbërësit

  • 1 kg ose më shumë kocka
  • 1 qepë
  • 2 karrota
  • 2 kërcenj selinoje
  • 2 lugë gjelle me uthull molle
  • 1 tufë majdanoz,
  • 1 lugë gjelle me kripë deti,
  • erëza sipas dëshirës.
  • Mund të shtoni edhe dy thelbinj hudhër në 30 minutat e fundit të zierjes.

Udhëzimet

Nëse jeni duke përdorur kocka të mishit të viçit, piqini në furrë si fillim për 30 minuta në një temperaturë prej 180 gradë celcius.

Më pas vendosini kockat në një tenxhere të madhe.

Hidhni ujë dhe uthullën. Lërini të qëndrojnë për 20-30 minuta.

Acidi i uthullës do të ndihmojë në çlirimin e shpejtë të ushqyesve të kockave. Prisni perimet (përveç majdanozit dhe hudhrës) dhe shtojini në tenxhere.

Hidhni kripën, piperin, dhe erëzat e tjera.

Vendoseni tenxheren në zjarr.

Në përfundim të zierjes së parë, uleni temperaturën dhe lëreni lëngun të vazhdojë zierjen e ngadaltë për 8 orë.

Gjatë orëve të para, do t’ju duhet të largoni papastërtitë që lundrojnë në sipërfaqe.

Në të do të formohet një shtresë shkume që mund të hiqet thjesht me një lugë.

Kontrollojeni tenxheren çdo 20 minuta gjatë 2 orëve të para.

Kockat e gjedhëve të ushqyera me bar do të prodhojnë më pak nga kjo shtresë.

Në 30 minutëshin e fundit të zierjes shtoni hudhrën dhe majdanozin, nëse ju pëlqejnë.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Përdorni një kullesë metalike për të pastruar lëngun.

Kur të jetë i ftohtë mjaftueshëm hidheni në kavanozë qelqi dhe pasi të ftohet ruajeni në frigorifer për deri në 5 ditë. Nëse dëshironi ta përdorni më gjatë, futeni në zonën e ngrirjes./AgroWeb.org