Reçel me Mollë dhe Kanellë – Shija Perfekte e Vjeshtës

1.4k 0

Në këtë sezon, mollët janë fruti më i mirë që mund të zgjidhni për të ruajur shëndetin tuaj.

Ato mund t’i konsumoni si të papërpunuara ashtu edhe të gatuara në bazë të recetave të shumta që ekzistojnë.

Sot AgroWeb.org ju njeh me njërën prej tyre, një kombinim klasik i mollëve dhe kanellës, për të sjellë në tryezat tuaja reçelin me shijen më të veçatë.

Një recetë e lehtë, të cilën mund ta përgatisni në pak kohë duke ndjekur recetën si më poshtë.

Përbërësit

  • 10 gota mollë të prera në kubikë
  • 2 gota sheqer të grimcuar
  • 3 lugë çaji kanellë të bluar
  • 1 e 1/2 lugë çaji arrëmyshk
  • 1/2 lugë çaji karafil
  • 1 e 1/2 lugë xhelatinë

Përgatitja

Në një tenxhere të madhe, bashkoni mollët, sheqerin, kanellën, arrëmyshkun dhe karafilin. Lëreni përzierjen të ziejë.

Pas pak, mollët do të fillojnë të lëshojnë lëngun e tyre.

Kur të ndodhë kjo, merrni nga tenxherrja rreth 50 ml lëng dhe ruajeni për hapin e mëposhtëm.

Lërini mollët të vazhdojnë zierjen derisa të zbuten dhe sa pjesa më e madhe e lëngut të ketë avulluar. Përziejeni shpesh për të parandaluar djegien.

Kur të ketë mbetur shumë pak lëng në tenxhere, hiqni mollët nga zjarri.

Shtoni xhelatinën në gotën me lëng që ruajtët dhe më pas hidheni në përzierjen e mollës duke i trazuar mirë.

Shpërndajeni reçelin nëpër kavanozë dhe lëreni të ftohet plotësisht përpara se ta ruani në frigorifer. /AgroWeb.org