Kundër Njollave Kafe në Lëkurë – Trajtimi Natyral në Shtëpi

418 0

Një nga problemet më të zakonshme të fytyrës së një njeriu janë shenjat apo njollat e zeza.

Ato shfaqen mbi lëkurë pasi ndikohen nga një sërë faktorësh siç është ekspozimi i tepërt në diell, aknet, shtatëzania apo nga ilaçe të ndryshme.

Sigurisht që një nga mënyrat më të mira për t’i eleminuar ato është të hiqni dorë nga shkaktari i tyre kryesor nëse ato shfaqen pas ekspozimit të madh në diell apo nga stili i keq i jetesës.

Një nga shkaktarët mund të jetë edhe ushqimi i keq, duhani dhe përdorimi i pakët i kremit mbrojtës.

Gjithësesi për këto dhe për çdo rast tjetër, AgroWeb.org ju këshillon që të përdorni si gjithnjë metodat natyrale.

Këto receta të thjeshta që kanë për bazë produkte që i konsumoni çdo ditë nuk janë të ashpra me lëkurën duke e lënë atë të shëndetshme dhe shumë të ushqyer. Mësojini ato mëposhtë sipas këshillave të AgroWeb.org.

Trajtimi me drithëra dhe limon

Përveçse ju ndihmon të hiqni njollat e zeza, ky trajtim e rigjeneron dhe e hidraton shumë fytyrën tuaj.
Limoni do ta pastrojë në thellësi ndërsa drithërat do të veprojnë si anti-inflamatore dhe qetësuese.

Përbërësit

1 lugë çaji drithëra të bluara

250 ml ujë

1 lugë çaji lëng limoni

Përgatitja

Në një enë të thellë përzieni të gjithë përbërësit duke pasur në mendje që drithërat duhet të jenë të bluara imët në mënyrë që të përzien më mirë me ujin dhe limonin.

Në këtë mënyrë maska do të qëndrojë më mirë në lëkurë, pa ju bërë pis e duke dhëne efektin e saj maksimal.

Kështu pasi të keni formuar një masë të lëngshme vendoseni me kujdes mbi fytyrë dhe në qafë, ose në pjesën më problematike për ju, dhe lëreni të thahet për 15 minuta.

Kur fytyra të fillojë t’ju tërheqë dhe maska të jetë tharë atëhere mund ta shplani me ujë të vakët.

Këtë trajtim rekomandohet ta bëni të paktën një herë në javë./AgroWeb.org