Retinoli – Serumi që Largon Rrudhat e Fytyrës

2.3k 0

Një ndër trajtimet më të shpeshta për lëkurës pas të 25-ve është ai për eleminimin e rrudhave.

Vitaminat, kremrat, maskat e ushqimet e ndryshme janë metodat natyrale më të mira për këtë.

Veçanërisht një variacion i vitaminës A që quhet retinoid ose siç mund ta njihni gjerësisht retinoli.

Këtë derivat të vitaminës A që është përdorur edhe për aknet e gjeni zakonisht në formën e serumit apo kremit.

Sa efektiv është?

Retinoidët largojnë rrudhat në lëkurë pasi rrisin prodhimin e kolagjenit.

Gjithashtu stimulojnë prodhimin e qelizave të reja nën lëkurë të cilat përmirësojnë ngjyrën e lëkurës.

Benefite të tjera që mund të përfitoni nga retinoidët, sipas të dhënave nga AgroWeb.org, lidhen me zbehjen e shenjave të moshës apo njollave të diellit.

Mënyra më e mirë e përdorimit të një retinolidi janë kremrat ose serumët retinol.

Mjafton një pikë e vogël për të trajtuar të gjithë fytyrën.

Ndryshimet e para do t’i vini re pas 3, 6 ose 12 muajsh nëse e përdorni vazhdimisht.

Si ta përdorni?

Trajtimi kundër rrudhave me retinol, mund të nisë me dy herë në javë duke u shtuar me kalimin e kohës.

Në fillimet e përdormit këshillohen kremëra me 0.01%-0.03% retinol në mënyrë që të mos e irritoni lëkurën.

Çfarë duhet të keni parasysh këtu është ndjeshmëria që do të fitojë lëkura juaj pas përdorimit të këtij trajtimi.

Sidomos nëse keni një lëkurë të thatë, pasi retinoli ka tendencë ta thajë edhe më shumë lëkurën dhe mund të bini pre e ndonjë irritimi.

Kështu që AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes në aplikimit e para, mos e mbipërdorni dhe konsultohuni me një mjek specialist.

Më pas me konsultën e një mjeku dermatolog, mund të shtoni herët të cilat e përdorni.

Mbani në mendje që pas përdorimit të retinolit duhet ta lyeni fytyrën me krem dielli në mënyrë që të mos shtoni njollat nga dielli.

Gjithashtu mos bëni trajtime të tjera fytyre menjëherë pasi të keni përdorur retinolin pasi mund të irritoni lëkurën.

Prisni deri në 2 ditë para se t’i bëni në mnëyrë që të keni lëkurë të pastër./AgroWeb.org