Si të Trajtoni Një Ndrydhje – Çfarë Tregojnë Hulumtimet më të Fundit

1.4k 0

Është e rëndësishme të dini si të kujdeseni në mënyrën e duhur nëse pësoni një dëmtim akut të indeve të buta në kyçin tuaj të këmbës.

Disa prej jush mund të thonë se vite më parë tratimi ishte i tillë: thjeshtë vendos akull në zonën e dëmtuar dhe pusho për disa ditë.

Së fundmi, përmes kërkimeve gjithnjë e më të shumta, ekspertët e shëndetit kanë zbuluar se ndrydhja është një një proces që duhet të trajtohet në disa faza. AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë.

Faza Akute E Trajtimit Të Ndrydhjes

Gjatë ditëve të para pasi keni pësuar dëmtimin ose periudhës akute, është pikërisht koha që do të përjetoni simptomat tipike të tilla si ënjtje, mavijosje, gjakderdhje dhe inflamacion.

Kur këto simptoma të jenë qetësuar, kryesisht duke apkiluar akull dhe duke mos lëvizur, ajo çka duhet të bëni vijon si më tej.

Mbroni vendin e lënduar – Pushoni dhe të kujdesuni për të. Nëse keni nevojë mund të përdorni paterica apo çdo lloji suporti tjetër.

Mbajeni këmbën në një pozicion të ngritur – Përqiquni ta mbani këmbën ngritur me disa jastëkë në mënyrë që ta ndihmoni për të reduktuar ënjtjen.

Shmangni anti-inflamatorët – Inflamacioni është fillimi i procesit të shërimit. Ai e nxit trupin tuaj në shërimin e indeve të dëmtuara. Nëse merrni ilaçe anti-inflamatore, kjo do të zbehë procesin naytral të shërimit.

Edukohuni – Pasi të kenë kaluar disa ditë dhe gjendja juaj të jetë stabilizuar është koha të mësoni se çfarë duhet të bëni për të përmirësuar dëmtimin tuaj.

Si të trajtoni një ndrydhje pasi të ketë mbaruar faza akute

Pasi të ketë kaluar faza akute është e rëndësishme të filloni të kryeni ushtrimet e duhura. Kjo është një gjë me të cilën mund t’ju ndihmojnë edhe mjekët.

Ata do të vlerësojnë situatën tuaj dhe do të vendosin nëse fillimisht duhet t’i përmbaheni vetëm ushtrimeve me peshën trupore, ose nëse jeni gati të kaloni në ushtrime me rezistencë ose me peshë.

Gjithçka duhet të bëhet në kohën e duhur, në rendin e duhur, në mënyrë që të mund të forconi përsëri kyçin tuaj.

Gjatë fazës së rikuperimit studiuesit kanë bërë edhe shumë kërkime, për të parë qëndrimin e njerëzve ndaj lëndimit të tyre.

Ata zbuluan se njerëzit që janë më optimistë kanë një shërim më të shpejtë dhe më të mirë se ata që janë të frikësuar ose të shqetësuar.

Prandaj mbani mend se një qëndrim pozitiv është i rëndësiëm në këtë periudhë.

E ndërsa jeni ende i lënduar dhe ndoshta nuk jeni ende në gjendje të vraponi është e rëndësishme të ruani një shëndet optimal të funksioneve të zemrës.

Nëse nuk ke shumë ënjtje, mund të bësh biçikletë, në mënyrë që të përpiqesh të rivendosësh sistemin tënd kardiovaskular në një punë më intensive.

Kjo do të përmirësojë aftësinë tuaj fizike, do të përmirësojë rrjedhjen e gjakut në zonë dhe do të ndihmojë që dëmtimi të shërohet më shpejt.

Dhe e fundit është stërvitja. Ka shumë prova të forta që tregojnë se ushtrimet, si ato të forcës, ekuilibrit dhe ushtrimet dinamike do të përmirësojnë jo vetëm rikuperimin tuaj, por edhe të shtojnë shanset që ky dëmtim të mos ndodhë përsëri./AgroWeb.org