Pa dyshim një nga erëzat më të preferuara e aromatike të të gjithë kuzhinës.
Rozmarina plot aromë, shije e shëndet nuk i ndal vetitë e saj vetëm tek gatimi.
Atë mund ta përdorni shumë mirë edhe si një aleate në kujdesin ndaj vetes.
Veçanërisht për flokë të fortë e skalp të shëndetshëm, rozmarina do ju hyjë shumë në punë.
Nëse doni të shpëtoni nga thinjat në çdo moshë, mbani në mendje rozmarinën.
Kjo bimë ka fuqinë të largojë nga fijet dhe rrënjët e flokëve hidrogjenin e peroksidit që formon thinjat.
Kjo do të thotë flokë më të zinj, natyralë dhe të shëndetëshëm.
Trajtimi në fjalë rekomandohet më shumë për personat me flokë të errët për shkak të vetive ngjyruese që rozmarina ka mbi flokë.
Nëse e përdorni për një periudhë 2-3 mujore rregullisht do të shikoni flokë më të errët dhe aspak thinja.
Mësoni më poshtë si të veproni për të larguar thinjat natyralisht në shtëpitë tuaja.
Si ta përgatisni
Mbushni një ibrik me ujë dhe në të shtoni 4-5 degë rozmarine të freskët ose të thatë.
Vendoseni të ziejë përreth 15-20 minuta, njëjtë siç bëni me çajin dhe kur uji të ketë marrë ngjyrë kafe të thellë, kullojeni me kujdes në një tas të madh.
Lëreni në një ambient të hapur për disa minuta në mënyrë që të ftohet dhe të mos ju djegë lëkurën kur ta përdorni.
Më pas vazhdoni me larjen e flokëve si zakonisht duke përdorur shampo e balsam sipas dëshirës tuaj.
Në fund merrni tasin ku keni hedhur ujin e rozmarinës dhe hidheni pak nga pak në flokët tuaj.
Shpëlajini flokët nga rrënja deri tek majat me këtë ujë dhe më pas thajini me peshqir e tharëse si gjithmonë.
Siç shpjeguam dhe mësipër, ky trajtim do të forcojë jo vetëm fijet e flokut, por do të largojë zbokthin dhe thinjat.
Për rezultate shumë të dukshme ju këshillojmë që ta përdorni të paktën 2 muaj pas çdo larje./AgroWeb.org