Kura me Vaj Ulliri Kundër Akneve? Çfarë Duhet të Dini

2.4k 0

Aknet mund të shkaktohen nga një sërë arsyesh, të brendshme apo të jashtme. Por çfarë është e sigurt për to është se nuk preferojnë yndyrën e tepërt, madje ajo mund të jetë një shkaktar kryesor. E në mesin e të gjithë këtyre informacioneve nuk mungojnë as trajtimet natyrale me të cilat mund të kuroni lehtë çdo problem lëkure.

Ai që njihet si vaji i artë i kurimit të shumë simptomave është pa dyshim vaji i ullirit, por a funksionin vërtetë për kurimin e akneve.

Yndyra e tij  i shton apo i ndihmon aknet të zhduken?

Në këtë artikull AgroWeb.org ju jep këshillat e duhura për këtë dilemë. Përfitimet e vendosjes së vajit të ullirit në lëkurën tuaj. Përveç heqjes potencialisht të puçrrave, vaji i ullirit mund të ketë disa përfitime të tjera.

Vaj ulliri për akne?

Ky vaj ju ndihmon të mban lëkurën të hidratuar dhe të qetë, sidomos nëse vuani nga tharja dhe plasaritja e saj. Mund të veprojë si një antioksidant dhe të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të lëkurës shkaktuar nga UVB si dhe kancerit të lëkurës. Gjithashtu një antinflamator natyral që mund të ndihmojë në shërimin e plagëve, të tilla si puçrat apo aknet.

Si funksionon?

Përdorimi i vajit të ullirit në lëkurë me aknë ëhstë njejtë me pastruesit e zakonshëm që mund të përdorni pë rtë hequr tualetin apo papastërtitë. Ndonëse lëkura juaj mund të prodhojë vetë sebum, pra yndyrë, vaji do ju ndihmojë të futet lehtë në poret e bllokuara e t’i pastrojë ato.

Gjithashtu do të jeni më të sigurtë që spo e dëmtoni fytyrën duke hequr më shumë yndyrë nga sa duhet. Hidhni gjysmë luge çaji në dorë dhe aplikojeni në fytyrë duke masazhuar butësisht me lëvizje rrethore për disa minuta.

Lejoni që vaji të futet në lëkurë për 1 minuta e më pas shpëlajeni fytyrën duke e masazhuar me një leckë ose pambuk të lagur me ujë të ngrohtë. Mbajeni përreth 15 sekonda dhe fshini vajin butësisht derisa të hiqet i gjithi.

Tregohuni të kujdesshëm

Gjithësesi pohimi se vaji i ullirit mund të shkaktojnë akne vazhdon të jetë i vërtetë. Vaji i tepërt në lëkurë mund të rrisë aktivitetin e baktereve duke ndihmuar puçrat të riprodhohen.

Gjithashtu mund të shkaktojë irritomë ose përkeqësim të ekzemës nëse vuani nga kjo sëmundje. Kjo pasi ndikon në barrierën e lëkurës e ta bëjë atë më të ndjeshme gjithashtu e më të thatë.

Gjithësesi vaji i ullirit përmban shumë acid oleik që ëhstë shumë ndikmues për zhdukjen e akneve ndaj bëni prova të vogla jo më shumë se 1 herë në javë në lëkurën tuaj për të parë reagimet. Nëse shikoni përmirësime vazhdojeni trajtimin me të, por siç thamë pa e tepruar pasi mund të shkaktojë efekte të kundërta./AgroWeb.org