2 Përfitimet e Vërtetuara të Vitaminës B12 dhe Disa Pretendime Rreth Vlerave për Shëndetin

1.6k 0

Shumë dietologë pohojnë se vitamina B12 është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin dhe funksionin e sistemit nervor qendror.

Megjithatë ajo nuk është në krye të listës kur bie fjala tek lëndët ushyese më të mira për organizmin.

AgroWeb.org sjell për ju një vështrim më të afërt të përfitimeve të vërtetuara shkencërisht vitaminës B12, së bashku me disa pretendime ende të paprovuara.

Përfitimet e vërtetuara të vitaminës B12

Nuk mund të mohohet rëndësia e B12, sepse njerëzit që kanë mungesë të vitaminës janë në rrezik për anemi.

Për shkak se ushqimet e pasura me vitaminë B12 përfshijnë produkte shtazore si peshku, mishi, shpendët, vezët dhe qumështi, vegjetarianët dhe veganët janë të rrezikuar.

Njerëzit me probleme të caktuara autoimune që prekin sistemin tretës, janë gjithashtu në rrezik për një mangësi. Kjo pasi vitamina përthithet me vështirësi nga aparati tretës.

Konsumimi i tepërt i alkoolit, por edhe i moderuar mund të çojë gjithashtu në anemi, sepse zvogëlon aftësinë e trupit tuaj për të thithur vitaminat në traktin gastrointestinal.

Vitamina B12 është gjithashtu shumë e rëndësishme për zhvillimin e trurit të një fëmije.

Ndaj një mangësi gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë defekte të përhershme të trurit dhe shtyllës kurrizore.

Përfitimet të cilat nuk janë vërtetuar ende shkencërisht

Besohet se vitamina B12 mund të ndihmojë në uljen e niveleve të homocisteinës, një aminoacid që në sasi shumë të larta, mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Gjithashtu si pasojë e mungesës së kësaj vitamine mendohet të shfaqen probleme të ndryshme me funksionet njohëse të trurit si edhe të shfaqen simptoma të Demencës.

Duke qenë se vitamina B12 luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e turit, ajo mund të ndihmojnë në trajtimin e problemeve që lidhen me sistemin nervor.

Një tjetër pretendim lidhet edhe me lehtësimin dhe parandalimin e depresionit.

Nivele të ulta të saj mund të kenë ndikim edhe në shfaqjen e Autizmit, në përkeqësimin e shëndetit të flokëve, thonjëve, lëkurës, dhe shëndet të dobët të kockave.

Këto janë disa nga pretendimet të cilat sugjerojnë se vitamina B12 luan shumë më shumë funksione nga sa janë vërtetuar deri më tani.

Ajo që mund të thuhet me siguri është që mungesa e saj rrezikon shëndetin tuaj dhe ju duhet të tregoheni të kujdeshëm e të siguroheni që t’i merrni të gjitha vitaminat për të cilat rupi ka nevojë. /AgroWeb.org