6 Arsye pse Duhet ti Kontrolloni Nishanet edhe Gjatë Stinës së Dimirit

919 0

Dëmtimi i nishaneve ndodh në mënyrë graduale dhe nuk ndodh gjithmonë menjëherë pas ekspozimit në diell.

Kështu që gjatë dimrit ndryshimet që nishanet mund të pësojnë, rrezikojnë të kalojnë pa u vërejtur, sepse të gjithë jemi të mbështjellë nga shtresa të shumta veshjesh dhe harrojmë t’i kontrollojmë.

A duhet të vendosni krem mbrojtës gjatë gjithë vitit?

Është thelbësore të mbrojmë lëkurën duke përdorur  kremin diellit me faktor të lartë,gjatë gjithë vitit.

Sipas të dhënave nga AgroWeb.org, rrezatimi UV shkakton prishjen e kolagjenit,i cili i jep lëkurës fortësi dhe elasticitet.

A rrezikoheni nga kanceri me kalimin e viteve?

Me kalimin e moshës ju jeni më të rrezikuar të prekeni nga kanceri i lëkurës.

Sidoqoftë, melanoma është një nga kanceret më të zakonshëm edhe tek të rinjtë, sepse rrezet UV janë të rrezikshme për lëkurën,pa marrë parasysh sa vjeç jeni.

A janë të rrezikshëm nishanet?

Shumica dërrmuese e nishaneve janë beninje (të padëmshme), por herë pas here ato mund të shndërrohen në një melanomë të kancerit të lëkurës.

Çdo nishan që po ndryshon formë ose vazhdon të rritet duhet të kontrollohet, qoftë i ri apo ekzistues.

Sa efektiv është kontrolli i nishanëve nëpërmjet një fotografie?

Ndryshe nga specialistët e fushave të tjera,dermatologët janë të aftë të analizojnë një nishan edhe nëpermjet një fotografie.

Gjithsesi në raste të veçanta analizimi me anë të mikroskopit është më i saktë.

Si mund të kontrolloni nishnet në shtëpi.

Kur bëni një kontroll është e rëndësishme të dalloni :

Asimetria: Të dy gjysmat zakonisht duhet të duken të njëjta.

Kufiri: Kini kujdes për kufij të parregullt ose të paqartë.

Ngjyra: Kini kujdes për çdo ndryshim në ngjyrë, veçanërisht ngjyrat  zezë ose blu.

Diametri: Melanoma zakonisht ka diametër më shumë se 6 mm. Sidoqoftë, gjithçka në rritje duhet të rishikohet pasi melanomat mund të fillojnë dhe kur nishanët duken të vegjël.

Në zhvillim: Monitoroni çdo ndryshim në madhësi,ngjyrë,kore,kruarje ose gjakderdhje./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.