6 Shifrat që Tregojnë Shëndetin e Zemrës Suaj – Si të Kuptoni Analizat

3.1k 0

Problemet më të mëdha shëndetësore vijnë nga sëmundjet e enëve të gjakut të zemrës dhe trurit.

Vetëm gjatë 2016 të dhënat tregojnë se infarktet dhe hemoragjitë cerebrale u morën jetën 15.2 milionë njerëzve në botë.

Në 2017, në vendin tonë 11.926 vetë humbën jetën për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë.

Ekspertët e mirëfilltë të shëndetit publik tregojnë se shëndeti i zemrës së një personi dallohet qartë në 6 shifra të rëndësishme, të cilat do t’i gjeni në këtë artikull të AgroWeb.org.

Kolesteroli i Keq

Vlera e saktë e nivelit të kolesterolit të keq në organizëm duhet të jetë më e vogël se 100 miligramë.

Këto vlera konsiderohen të dëmshme nëse arrijnë në 129 miligramë, por nëse niveli i kolesterolit varion nga 130 deri në 159 miligramë, atëherë ai është i lartë.

Kolesteroli është tepër i lartë nëse vlerat e tij në gjak tregojnë nga 160 deri në 180 miligramë.

Nëse këto vlera janë mbi 190 atëherë, kolesteroli në gjak është ekstremisht i lartë.

Kolesteroli i keq në analiza tregohet me emërtimin LDL, ndërsa kolesteroli i mirë me HDL.

Indeksi i Masës Trupore 

Ekspertët shpjegojnë se indeksi i shëndetshëm i masës trupore duhet të luhatet mes 18.5 dhe 24.9.

Nëse indeksi i masës trupore luhatet mes 25.29.9 atëherë ju jeni mbipeshë.

Nëse ky indeks është mbi 30, atëherë ju jeni mbipeshë. Indeksi i masës trupore në analiza tregohet me emërtimin BMI.

Perimetri i Belit

Perimetri i belit duhet të jetë më i vogël se 95 cm tek burrat dhe djemtë dhe më i vogël se 80 cm për gratë dhe vajzat.

Nëse perimetri i belit tek meshkujt është mbi 100, atëherë ata rrezikohen nga sëmundjet.

Për femrat ky kufi është mbi 85 cm.

Trigliceridet

Çdo njeri duhet të synojë që të mbajë nivelin e triglicerideve (yndyrnat) nën 150 mg/dl.

Vlerat konsiderohen shqetësuese nëse janë nga 150 deri në 199 mg/del.

Por nëse ato arrijnë nga 200 deri në 500 mg/dl, atëherë ato klasifikohen si të rrezikshme.

Tensioni i Gjakut

Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg.

Tensioni matet me dy shifra.

Shifra e parë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

Shifra e dytë tregon tensionin sistolik të gjakut ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.

Nëse matësi tregon vlerat midis 120-90 për shifrën e parë dhe  60-90 për shifrën e dytë atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.

Nivelet e Glukozës Esëll

Vlerat e shëndetshme të glukozës (sheqernave) esëll janë nën 100 mg/dl.

Nëse këto vlera luhaten nga 100-125 mg/dl atëherë personi është fazën para diabetit.

Nëse këto vlera janë mbi 126 mg/dl, atëherë njeriu vuan nga diabeti./AgroWeb.org